Një djalë 12-vjeç ka humbur jetën ditën e sotme, pasi dyshohet se u abuzua dhe u la pa ngrënë nga prindërit e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Indiana të SHBA, kur Luis Posso, 33-vjeç dhe gruaja e tij, Ayan Median Flores, 26 vjeç, e lidhën të miturin me zinxhirë në dhomën e një hoteli dhe e keqtrajtuan atë.
Sipas mjekëve, kur ishte dërguar në spital, djaloshi ishte shumë i dobët, me zero përqindje të yndyrës në gjak, ndërsa trupi ishte i mbuluar me plagë.
Çifti, të cilët punonin si promotorë për një cirk, kishin gjithsej katër fëmijë, ndërsa tre të tjerët u gjetën të shëndetshëm dhe u morën nën kujdesinë shërbimeve sociale.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, policia kishte gjetur zinxhirë dhe një qafore qeni, ndërsa në telefonat e dy të akuzuarve u gjetën foto të të miturit me qaforen e qenit të vendosur.









