Një ditë pas takimit me qytetarët e Fierit, kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon ditën e sotme një takim në qytetarët kurbinas.
Në nisje të fjalës së tij, lideri i opozitës ka falënderuar qytetarët kurbinas për pritjen madhështore duke u shprehur se, “Keni qenë dhe jeni tmerri i tiranisë”.
Gjatë takimit me qytetarët e Laçit, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se projekti i rrugës Milot-Balldren nuk do të bëhet, ndërsa kërcënoi kryeministrin Rama dhe ministren Balluku se i pret burgu.
“Hajdutëri të tillë ka vetëm në ato vende ku populli ka ulur kokën. Por ne nuk jemi të tillë. Dua ti them ANK dhe atyre që fshihen pas saj: Mos guxo të hidhni asnjë metër dhe se dheu do e mbulojë këtë kontratë. Zotohem para kurbinasve dhe Kishës së Laçit se, Rama dhe Balluku do të shkojnë para drejtësisë. Ju presin prangat. Thirrini mendjes se do tju konfiskojmë çdo qindarkë.
Gjiknuri Rama dhe Balluku do mbajnë përgjegjsi mbi vjedhjet dhe unë zotohem tha Basha që do ua kthej lekët e vjedhura Shqiptarëve.


