• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALI/ 200 mijë tonë mbetje toksike fshiheshin si mbetje urbane
Home
Rajon

ITALI/ 200 mijë tonë mbetje toksike fshiheshin si mbetje urbane

17 December, 2017 g.autor Rajon

“Po, edhe kjo na duhet, fëmijët që shkojnë në spital. Ende s’kanë vdekur, nuk më intereson fare nëse ndihen keq. Të ishte për mua, plehrat i hidhja edhe në mes të rrugës”.

Personi i regjistruar duke nxjerrë nga goja të tilla fjalë ka përfunduar në pranga, bashkë me 5 individë të tjerë, në vazhdën e një aksioni policor në Itali në kuadrin e një hetimi të gjerë mbi më shumë se 200 mijë tonelata mbeturina toksike, që kaloheshin për mbetje normale.

Kontrollet nisën në Firence e Livorno për t’u shtrirë pastaj edhe në pjesë të tjera të vendit. Po të mos ishte për disa fëmijë të një shkolle që paraqesnin të njëjtat simptoma: sy të skuqur e acaruar dhe dhimbje fyti, personat e prangosur, të cilët hidhnin plehra të dëmshme në afërsi të saj, mund t’i kishin shpëtuar drejtësisë.

Bashkëbisedimi i regjistruar mes dy prej të arrestuarve, njëri nga të cilët edhe qesh me të madhe kur flitet për dëmin e shkaktuar, është kthyer në simbolin e hetimit të Drejtorisë vendase Investigative Antimafia, të njohur si DIA.

Në lupën e saj kanë përfunduar edhe 30 të dyshuar të tjerë, të cilët po verifikohen imtësisht. “Me dhjetëra ndërmarrje italiane, – shkruan “Corriere della Sera”, – i pastronin mbetjet e tyre toksike, në të cilat kishte dhe shumë mërkur, përmes disa sipërmarrjeve toskane falë manipulimeve administrative, por edhe një paaftësie shqetësuese të autoriteteve kompetente për të kontrolluar situatën.

Duke ndryshuar kode e dokumente, ata arrinin t’i maskonin substancat tejet toksike, si plehra të thjeshta, një metodë kjo e përdorur më parë edhe nga “Camorra”. Biznesi, verifikimi i të cilit vazhdon, i kapërcente – sipas të përditshmes italiane, – 26 milionë eurot./syri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ardit Gjebrea i habit të gjithë duke rrëfyer pengun e tij: Nëse s'do të isha në ekran ...
Previous article Për 7 mijë euro trafikonin njerëz për azil në Francë, pranga policit kufitar dhe 2 bashkëpunëtorëve (EMRAT)

g.autor

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve Rajon

UGJEDHJET NË KOSOVË/ Pjesëmarrja arrin në 7.98%, Prishtina kryeson me numrin e votuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT