• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ “Opozita proteston për integrimin e Shqipërisë në BE!”
Home
Politikë

“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ “Opozita proteston për integrimin e Shqipërisë në BE!”

30 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Një nga “mitet e rreme” më të përhapura nga opozita jonë jashtparlamentare, është ajo që i lidh protestat e saj, me përpjekjet për ti hapur rrugën integrimit të vendit.

KU DUKET KJO: Më 2 maj 2019, Lulzim Basha nga Elbasani gjatë një proteste deklaroi: “Do i japim të rinjve perspektivën e Shqipërisë si e gjithë Europa. Në këtë vend, që nuk i mungon asnjë resurs, por mungon ligji dhe kushtetuta. Kjo betejë ka transformuar Shqipërinë në një mënyrë përfundimtare dhe themelore. Ne jemi maxhoranca sociale dhe morale në vend. Ne do ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur dhe për të hapur rrugë integrimin në Europë.”

ALIBIA: Lidershipi i PD, LSI dhe aleatëve të tyre , pretendon se i dogjën mandatet e deputetëve, dolën nga Parlamenti e sistemi politik i vendit dhe e firmosën marrëveshjen për të mos hyrë në zgjedhje, sepse me mënyrën si po qeveris Edi Rama, Shqipëria po shkon në të kundërt të axhendës së integrimit në BE.

DJE KOMISIONERI HAHN: “Shqipëria ka çuar përpara reformat, veçanërisht një transformim të madh të sistemit të Drejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vendi ka bërë përpara me reformat, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në Qershor 2018. Për këtë arsye Komisioni Europian i rekomandon Këshillit hapjen e bisedimeve tani, me Shqipërinë. Që të mbetet i besueshëm, BE duhet ti përmbahet angazhimeve të veta e t’u përgjigjet qartë e pozitivisht, kur vendet përmbushin detyrimet e tyre”.

DJE, LULZIM BASHA: “Ramën e kanë njoftuar se Këshilli Europian në qershor do votojë për mos hapjen e negociatave. Është një lajm ndëshkimi për çdo shqiptar, ndëshkim i pamerituar që ka një fajtor, një emër, Edi Ramën dhe qeverinë e tij antieuropiane”.

MINISTRI GJERMAN PËR EUROPËN/ Micahel Roth: “Opozita shqiptare, në mënyrë të përsëritur ka zgjedhur të transmetojë imazhe të dhunshme, në vend të angazhimit konstruktiv në konkurrencën politike të ideve me qeverinë në Parlament, nga i cili ata kanë zgjedhur të largohen. Kjo politikë penguese dhe e papërgjegjshme, nuk duhet të na verbojë nga ajo që po bën vendi. Fakti mbetet që Shqipëria ka bërë një përparim të qartë drejt BE-së”

PËRFUNDIMI: I vetmi kontribut që mund të japë opozita për integrimin e Shqipërisë, është që ajo të sillet si të gjitha opozitat e tjera të vendeve anëtare të BE. Që do të thotë, të rikthehet në Parlament, të futet në zgjedhje, të debatojë e të konkurojë në mënyrë konstruktive nëpërmjet programeve, platformave e ideve politike. Të tjerat, janë thjeshtë një “mit i rremë”, për të gënjyer qytetarët e këtij vendi.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAVA E FUNDIT NË SUPERIORE/ Tiranës i duhet 1 pikë me Flamurtarin për të mbijetuar
Previous article FLET PËR TË ARDHMEN E SHQIPTARIT/ Agjenti i Hysajt: Largimi nga Napoli i detyrueshëm, më telefonoi...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT