• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Kryeprokurorja e re e Republikës. Njihuni me femrën që do të jetë pasardhësja e Adriatik Llallës
Home
Aktualitet
Drejtësi

EKSKLUZIVE/ Kryeprokurorja e re e Republikës. Njihuni me femrën që do të jetë pasardhësja e Adriatik Llallës

17 December, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Partia Socialiste do të votojë nesër në seancën plenare të orës 10.00 të Kuvendit, kandidaturën e Arta Markut, për postin e Prokurores së Përgjithëshme të Përkohëshme të Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar për Alpenews.al nga burime brenda Grupit Parlamentar të PS, nga ku mësohen edhe detajet e tjera në lidhje me përzgjedhjen. Në këtë mënyrë, prokurorja 41 vjeçare e Shkodrës, bëhet automatikisht pasuesja e Adriatik Llallës në këtë detyrë, duke i dhënë fund një debati të gjatë dhe të zhurmshëm për këtë çështje.

Arta Marku është një ndër tre kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, për të shkuar për votim në Parlament, për vendin vakant në krye të Prokurorisë, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës më 7 dhjetor. Dy të tjerët që arritën të plotësonin kriteret për të shkuar në finalen e votimit bashkë me Arta Markun, janë Ermira Tafani nga Prokuroria e Elbasanit dhe Ferdinand Elezi nga ajo e Durrësit. Nga 7 kandidaturat që u paraqitën në procesin e hapur nga Parlamenti, katër prej tyre u skualifikuan për mosplotësimin e kritereve për këtë post. Ata ishin: Besnik Muçi, Granit Shahu, Artur Selmani dhe Arqile Koça.

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm mund të zgjidhet, edhe me shumicën e thjeshtë të votave në Parlament, të cilat i zotëron vetëm Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Tre kandidaturave finaliste, u duhet që në bazë të nenit 111 pika 1 e Kushtetutës, të sigurojnë 28 firma deputetësh, në mënyrë që emri i tyre ti nënshtrohet procesit të votimit. Deri tani vetëm kandidatura e Arta Markut ka arritur që të sigurojë me shkrim, 28 firma të deputetëve socialistë, ndërkohë që ky Grup Parlamentar mësohet nuk do të mbështetet asnjë kandidaturë tjetër.

Në këtë mënyrë, Arta Marku automatikisht e ka siguruar që sot, mbështetjen për tu zgjedhur Prokurore e Përgjithëshme e Përkohëshme e Shqipërisë. Dy kandidaturat e tjera, edhe nëse do arrijnë që të sigurojnë deri në seancën e të hënës, 28 firma deputetësh nga grupet e tjera parlamentare, kuptohet që automatikisht nuk mund të zgjidhen në krye të Prokurorisë, pa siguruar më parë mbështetjen e PS. Dy partitë kryesore opozitare, PD dhe LSI kanë deklaruar se janë kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri, ndaj kanë njoftuar se do të zhvillojnë protesta si brenda ashtu edhe jashtë sallës së Parlamentit.

Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Papa Françesku feston ditëlindjen, ja torta për 81 vjetorin (FOTO)
Previous article PAMJET SHOKUESE/ Peshkaqeni i futet në kafaz zhytësit, stafi i tij alarmohet

Redaktor1

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT