• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TOP STORY/ Thyerja e embargos së naftës ndaj Serbisë, Berisha e mohon por faktet flasin ndryshe
Home
Breaking News

TOP STORY/ Thyerja e embargos së naftës ndaj Serbisë, Berisha e mohon por faktet flasin ndryshe

29 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në 25 Prill të vitit 1995, në një raport të Zv. presidentit amerikan Al Gore, theksohej me shqetësim furnizimi i Jugosllavisë me naftë që kalonte nga Shqipëria. Në atë kohë, për çështjen ka shkruar edhe prestigjozja “New York Times”.“Nafta kalonte në Mal të Zi nga Buna nëpërmjet mushkave dhe gomerëve”, tha Berisha në emision.

Në fakt, kjo deklaratë ishte gjithashtu e pavërtetë. Gazetari Mentor Kikia e kundërshton Berishën nëpërmjet fakteve.

“Unë kam siguruar në atë kohë pamje që disponon sot TCH, ku tregoheshin tankerat, depozitat pluskuese në dy brigjet e Lumit të Bunës që ndan Shqipërinë nga Mali Zi dhe që mbusheshin në autobote në pjesën shqiptare dhe lundronin e kalonin në anën malazeze e shkarkoheshin. Kishte tuba të cilat ishin shtrirë përgjatë, në dy anët e lumit Buna duke bërë kalimin e karburantit nga njëra anë në tjetrën”, tha Mentor Kikia, Gazetar.

Këto janë pamjet, për të cilat flet gazetari Mentor Kikia, ku shihen depozitat e naftës që kalonin në Mal të Zi dhe prej andej mbërrinin në Serbi për të furnizuar makinerinë vrasëse të Millosheviçit.

“Nuk e kundërshtoi Mentorin, që ti thoshte nuk është bërë kontrabandë me tankera. Por nuk e përjashton që është bërë dhe kjo lloj kontrabande, por jep dritë atje ku do ai, kështu e shoh unë”, tha Mirela Milori, Gazetare

“Është e vërtetë por është edhe hiperbolë. Kemi pasur një fetë turpi, turpi gjithsesi, në thyerjen e embargos së OKB, por është një fetë e hollë”, tha Lorenc Vangjeli, gazetar.

Një tjetër fakt i rëndësishëm, për shkeljen me qëllim të embargos nga Sali Berisha, gjendet në një libër të vitit 2006, të ish presidenti malazez Momir Bulatoviç me titullin “Rregullat e Heshtjes”.

Aty, ai flet për një marrëveshje verbale mes tij dhe presidentit të Shqipërisë Berisha për shkeljen e embargos së OKB-së.

“Unë nuk jam dakord me embargon e vendosur ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e kam shprehur publikisht dhe nuk e kam fshehur”, ka deklaruar Berisha.

Pra, mesa duket embargo nuk është shkelur me mushka, por qëllimisht nga pushteti i asaj kohe. Gazetari Mentor Kikia, shpjegon më tej sesi bëhej kontrabanda e naftës për interesa të drejtpërdrejta të Partisë Demokratike.

“Kontrabanda e vërtetë bëhej në rrugë zyrtare, nuk kishte përpjekje nga shteti për ta frenuar sepse e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm por jo ilegal ishte një kompani që quhej “Shqiponja”, që varej nga PD dhe ishte biznes i PD për të siguruar të ardhura për aktivitete politike të kësaj force”, tha Mentor Kikia, Gazetar.

Sipas gazetarit Kikia, kontrabanda e naftës ka vazhduar për rreth 5 vite me radhë. Ekzistenca e këtij aktiviteti, mbështetet fort edhe në të dhënat për sasinë e karburantit që hynte në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Chelsea-Arsenal, Iwobi ngushton diferencën për "Topçinjtë"
Previous article CHELSEA-ARSENAL/ Pedro ndëshkon "Topçinjtë", ja goli fantastik (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT