• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SARAH”/ Selaudin Blloshmi, si e bëri për vete ushtaraku i talentuar mbesën e Ismail Qemalit (FOTO)
Home
Dossier

“SARAH”/ Selaudin Blloshmi, si e bëri për vete ushtaraku i talentuar mbesën e Ismail Qemalit (FOTO)

29 May, 2019 F.autor Dossier

Selaudin Blloshmi konsiderohet një prej ushtarakëve më të talentuar shqiptarë me një kontribut të madh në historinë e Shqipërisë. Djali i Hajdar Blloshmit, firmëtarit të pavarësisë që përfaqësoi zonën e Pogradecit, Blloshmi u edukua në Francë dhe Egjipt në shkolla ushtarake.

Tepër i ri, Blloshmi u kthye në krahun e djathtë të Themistokli Gërmenjit në themelimin e Republikës së Korçës, dhe në 1920, ai do të ishte protagonist në shtrirjen e autoritetit të qeverisë së Kongresit të Lushnjës që kulmon me firmosjen e Protokollit të Kapshticës, një triumf i shqiptarëve në raport me Greqinë.

Selaudin Blloshmi do të jepte kontribut më tej në ushtrinë shqiptare por edhe në diplomaci. Ai shërbeu në vitet 1926-1928 si ambasador i Republikës Shqiptare në Rumani, e më pas do të kthehej në krahun e djathtë të Mbretit Zog në organizimin e ushtrisë shqiptare.

Kolonel Selaudin Blloshmi

Por ushtaraku i rrallë shqiptar njihet edhe për sharmin e tij me të cilin bëri për vete gruan më të bukur shqiptare, Sarah, mbesën e Ismail Qemalit. Nga martesa e tyre lindi Vera, një piktore me famë ndërkombëtare gjatë jetesës së saj në Britaninë e Madhe. Çifti Selaudin dhe Sarah Blloshmi u kthyen çifti më i famshëm në Shqipërinë e viteve 20-30, duke u kthyer në simbol të emancipimit të shoqërisë.

  
Sarah Blloshmi dhe e bija, Vera

Selaudini u nda shpejt nga jeta në fillim të viteve 30. Gjithashtu, familja e tij pësoi drama të shumta. Dy vëllezërit e tij u vranë nga komunistët në luftë, mes tyre edhe Haki Blloshmi, ndër të paktët shqiptarë që kishte studiuar në Universitetin e Harvardit për shkenca politike e që kishte shërbyer për pak kohë si sekretar i Fan Nolit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS U NXITONI HERË TJETËR/ Klaudia Pepa i fiton fanses ''bastin'' prej 1000 Eurosh dhe me siguri nuk do ia marrë (FOTO)
Previous article NGA PAÇJA DHE BUKA ME DJATHË E DOMATE/ Fahri BALLIU kapet duke ngrënë BYREK në rrugë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Një ish-i burgosur rrëfen tmerrin e kampit të Vloçishtit: Mbi 130 të vdekur në vitin 1948, komandant ishte Tasi Marko... Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Një ish-i burgosur rrëfen tmerrin e kampit të Vloçishtit: Mbi 130 të vdekur në vitin 1948, komandant ishte Tasi Marko...

DOSSIER/ Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99: Në masakrën e Prekazit u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët… Dossier

DOSSIER/ Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99: Në masakrën e Prekazit u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT