Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini ka komentuar progres-raportin që KE publikoi sot për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mogherini tha se BE ka investuar në Ballkan, dhe këto vende kanë ecur përpara. Mogherini tha se Shqipëria ka bërë një punë impresionuese me Reformën në Drejtësi.
“BE ka investuar shumë në Ballkanin Perëndimor. Kemi dëshmitarë arritjet e rëndësishme dhe suksesin e rëndësishëm që arritëm në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Marrëveshjen e Prespës, dhe Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Zbatim impresionues, rezultatet nga Tirana janë të mëdha. Mendoj se është vendi që mbështet më shumë BE-në në Europë.”


