Vetem pak pasi Komisioni Evropian rekomandoi celjen e negociatave qe tani mes Shqiperise dhe BE, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Twitter, Rama, shkruan se me kete rekomandim, konfirmohet se “Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”.
Postimi i plotë:
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces🇦🇱🇪🇺 Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”-njofton Rama.


