Këtë paradite kryeministri Edi Rama është duke prezantuar disa raste që kanë marrë zgjidhje nga platforma “Shqipëria që duam”.
Pasi prezantoi rasti ai bëri thirrje që të votojnë për qeverinë “Rama”, marrë shkas nga zgjidhja e problemit të tij.
Ndërkohë Rama i ka kërkuar që të ulet, pasi sipas tij ë këtë rast nuk janë mbledhur për të kërkuar vota.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Kisha 21 vite që kërkojë të drejtën e pensionit, shkoja gjithmonë te ai institucioni te Rruga e Durrësit më thoshin, ik se nuk e fiton. U ankova të platforma kur më thotë fëmija që e kisha fituar. Faleminderit shumë, ndaj unë them ta mbrojmë ta duam e të votojmë për qeverinë
Rama: Ulu, faleminderit shumë, por këtu nuk jemi për vota, Këtu jemi për të treguar se si platforma funksionon për të dhënë të drejtën që qytetarët nuk e kanë gjetur më parë.


