Policia e Fierit ka bere te mundur kapjen dhe arrestimin e nje 36 vjeçari, i cili kishte thyer lejen e dhënë nga burgu i Fierit duke mos u kthyer më në veli.
Shtetasi G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh, u arrestua prane “QTU” te ketij qyteti.
Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar”, njofton policia.
Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.


