• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ 32-VJEÇARIT NË VLORË/ Porositur nga bandat rivale në Greqi. Dyshohet se… (EMRI)
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ 32-VJEÇARIT NË VLORË/ Porositur nga bandat rivale në Greqi. Dyshohet se… (EMRI)

29 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati ndaj Eno Matës dyshohet se është porositur nga shqiptarë që jetojnë në Greqi. 32-vjeçari ka qenë pjesë e një bande që kryente grabitje, por gjithashtu është përfshirë dhe në ngjarje kriminale përveç vrasjes së një avokati, që tentoi të parandalonte grabitjen e një argjendarie në Athinë.

eno-mata-933x445

 

I riu që prej disa vitesh ishte rikthyer të jetonte në fshatin e tij të lindjes, Poro, ka vuajtur 8 vite heqje lirie për grabitje, ndërsa për vrasjen e avokatit ishte në kërkim. Pas dënimit, autoritetet greke e dëbuan nga vendi duke mos i lejuar rikthimin. Për porositësit e atentatit pritet të hedhë më shumë dritë dëshmia e vetë Eno Matës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mata mori tre plumba, ndërsa shoku i tij Sotiraq Mëhilli gjeti vdekjen në vend. “Në Greqi vetëm kam kryer vjedhje, nuk kam bërë vrasje. Porositësit janë nga Greqia, pasi më kanë ngatërruar me pjesëtarë të një bande”, është shprehur 32-vjeçari për Policinë e Vlorës pak pas atentatit.

Pista kryesore e hetimit është aktiviteti kriminal i të riut në shtetin fqinj, ku nuk përjashtohet mundësia që mund të jetë përfshirë në vrasje dhe trafik droge. Motra e 32-vjeçarit, duke folur për mediat greke ka deklaruar se Eno ka vuajtur nga probleme mendore gjatë qëndrimit në burg. Ajo thotë se i janë dukur të çuditshme deklaratat e të vëllait para gjykatës, ku shprehej se kërkonte të bëhej i famshëm.

Madje, në një rast ai është parë duke hedhur në oborret e banesave paratë e grabitura. Ndërkohë, Policia përjashton mundësinë që shënjestër e atentatit të ketë qenë 22- vjeçari Mëhilli. I riu nuk rezulton person me precedentë penalë. Autorët dogjën automjetin e përdorur në fshatin Bishan, ku brenda u gjetën dhe dy armë kallashnikovë.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHET DATA/ Ja kur do të mbahen zgjdhjet e parakohshme në Greqi
Previous article ARSYEJA NA TRISHTOI/ Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk do të bëjnë dasmë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT