Mëngjesin e sotëm një nën/oficer policie i identifikuar si Ndue Ndoji plagosi me armë zjarri shtetasin Ervin Muratin, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ky i fundit tentoi ta rrëmbente.
Të gjithë personat e përfshirë në ngjarje janë studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.
Sipas të dhënave më të fundit shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë një borxh i vjetër që vëllai i punonjësit të bashkisë u kishte personave që kërkuan ta rrëmbenin.
Ngjarja ndodhi pranë një lokali në zonën e Saukut.
Efektivi i policisë, nën/inspektor Ndue Ndoj 25 vjeç u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me autorët e tjerë, ndërsa i plagosuri Ervis Murati 27- vjeç, i cili u transportua në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndue Ndoj, u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku mësohet se tashmë hetimin e çështjes e ka marrë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.


