• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Letrat e Edi Ramës për Lulzim Bashën, që trazuan politikën shqiptare!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Letrat e Edi Ramës për Lulzim Bashën, që trazuan politikën shqiptare!

28 May, 2019 Redaktor1 OP-ED

Seriali i përditshëm i letrave publike që shefi i mazhorancës Edi Rama, i drejtoi para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit, kryetarit të opozitës Lulzim Basha, rezultuan një gjetje fantastike.

Një gjetje jo vetëm publicistike, por mbi të gjitha politike.

Një gjetje jo vetëm në formë, por mbi të gjitha në përmbajtje.

Një gjetje jo vetëm për opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar.

Një gjetje jo thjeshtë dhe vetëm për të thënë “mka çu nana me la gojën”, por si tregues i vullnetit të afishuar në kërkim me ngulm të dialogut pa kushte me opozitën jashtparlamentare, deri në minutën e fundit të hapësirës kohore që ofron ligji dhe kushtetuta.

Një gjetje jo vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen.

Një gjetje sa për zhvillimet e politikës së ditës, aq edhe si referencë për zhvillimet e ardhshme.

NJë gjetje sa sqaruese për shkaqet që e sollën opozitën deri në këtë pikë, por edhe për pasojat që e presin atë, nëse vijon të njëjtën rrugë në të ardhmen.

Një gjetje sa sqaruese për pozicionin dhe qëndrimet e sotme të mazhorancës në këtë histori, aq edhe për përgjegjësitë dhe angazhimet e saj, për të ardhmen e zhvillimeve politike dhe demokratike të Shqipërisë.

Këto dhe shumë arësye të tjera, bënë që letrat e Kryeministrit për pretendentin për Kryeministër, të priteshin fillimisht me befasi. Më pas me moskuptim. Për të vijuar me hutim. E për të vazhduar më pas me përgjigje. Me debat. Me komente. Me analiza. Progonozë. E deri tek imitimi. Lançimi. Linçimi. Tërbimi. Sqarimi. Duke i shndërruar të gjitha letrat e shkruara nga Rama çdo ditë, në një lojë kombëtare. Derisa ajo i përfshiu pothuajse të gjithë në vorbullën e saj.

Aq seriozisht u morën këto letra, sa ato nuk lanë indiferent asnjë nga aktorët dhe faktorët kryesorë të jetës politike, shoqërore, mediatike të vendit. Të cilët i kushtuan jo vetëm kundërletra. Por, edhe letra me përgjigje nga vetë letërdërguesit. Postime në faqet zyrtare të rrjeteve të tyre sociale dhe në llogaritë personale. E për të përfunduar, deri në organizimin e emisioneve të posaçme të debatit televiziv. Duke pritur ndoshta që një ditë, të trajtohen edhe në zhanret e mediumeve të tjera.

Sapo nisi ky serial i letrave të përditshme, duke besuar fort në fuqinë goditëse të një mënyrë kaq origjinale për komunikimin publik e politik, të panjohur më parë në Shqipëri, botova shkrimin me titull: “Tri arsyet pse Rama duhet ti shkruaje çdo ditë nga një letër Bashës”!

Së pari, kjo besoja se do ta bënte Kryeministrin që të ngrihej në lartësinë e një njeriu, që i lutet dhe lutet çdo ditë për opozitën, në mënyrë që ajo të rikthehet në “rrugën e Zotit”.

Së dyti, besova se e gjitha kjo do të ndihmonte jo vetëm gazetarët e analistët, por dhe politologët, studiesit e shkencave të komunikimit e historianët, për të gjetur në to lëndë të re për veprat e tyre në të ardhmen.

Së treti, kjo mënyrë do ta ndihmonte Kryetarin e PD Lulzim Basha që të shkruante edhe ai të zezë mbi të bardhë, të gjitha arësyet që e kishin shtyrë atë jo vetëm ta udhëhiqte opozitën në djegien e mandateve të deputetëve, për të dalë nga Parlamenti dhe për të firmosur një marrëveshje për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Por mbi të gjitha, besova se kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për Kryetarin e PD që të sqaronte të vetët, kundërshtarët, opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar, nëse do ta pranonte apo jo dialogun pa kushte. Edhe Lulzim Basha duhet të shkruante të zezë mbi të bardhë, të vërtetën e tij, alibinë e tij njerëzore, politike dhe elektorale. Por ai e humbi edhe këtë shans.

Edi Rama tregoi se i bëri të gjitha përpjekjet për tia hedhur edhe njëherë litarin e shpëtimit Lulzim Bashës. Ai humbi jo vetëm mundësinë për ta rikthyer PD brenda sistemit politik të vendit, por edhe për tu ngritur vetë, në lartësinë e një udhëheqësi politik që nuk është peng i frikërave të 30 viteve të shkuara.

Lulzim Basha e humbi mundësinë e tij për tu ulur në tryezën e historisë, ku mund të vendoseshin edhe me firmën e tij, fatet e zhvillimeve të Shqipërisë europiane, për 30 vitet e ardhshme. Ky shans i humbur, mund të jetë, i papërsëritshëm për të. Edi Rama gjithësesi e bëri të vetën. Tashmë letrat e tij janë përjetësisht aty. Si një dëshmi unikale, se ai i doli borxhit, deri ditën e fundit!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË JETË NË BURGJET E VËLLEZËRVE/ Njihuni me historinë e sopranos, Safete Sokoli
Previous article PAS QERSHIVE VIJNË KARKALECAT/ Shihni trendin më të ri dhe çmendur për 2019 (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT