• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMET NË VERI TË KOSOVËS/ Thaçi nxjerr detajet, kush ishte rusi i kamufluar si diplomat që donte të pengonte policinë
Home
Rajon

ARRESTIMET NË VERI TË KOSOVËS/ Thaçi nxjerr detajet, kush ishte rusi i kamufluar si diplomat që donte të pengonte policinë

28 May, 2019 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë para mediave ku ka zbuluar detaje nga operacioni që është zhvilluar në veri të Kosovës, ku u plagosën 4 policë dhe u arrestuan 30 persona.

Thaçi tha se mes të arrestuarve është edhe një rus, i cili ishte shtirur si diplomat për të penguar policinë.

“Është Aksion i ndërmarrë në një territor të gjerë ku ka të arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë në komuna të ndryshme të Kosovës të nacionaliteteve të ndryshme  serbë boshnjakë, një rus i kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar zyrtarët policorë në aksionin e tyre. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, posaçërisht serbët në veri që ta marrin këtë çështje si  ndërmarrje krejt normale për rend dhe ligj, nuk është I drejtuar kundër asnjë komuniteti”, ka thënë Thaçi.

Thaçi u pyet nga gazetarët për deklaratat e Vuçiç, që i bëri thirrje perëndimit të ndalte aksionin.

“Është deklaratë populiste, që kryesisht ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi, Vuçiq e di shumë mirë se s’mund të lëvizë në drejtim të Kosovës, diçka që është e paimagjinueshme dhe e pamundur e edhe ai është i bindur, por në çdo rast institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe FSK’në,  janë në gjendje gatishmërie”, ka thënë Thaçi.

Thaçi foli sërish për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm. Thaçi tha se sa më shumë BE të vonojë liberalizimin e vizave, aq më shumë qytetarët e dy vendeve duan bashkim kombëtar.

“Kufiri i Kosovës është në pikat 1 dhe 31 edhe përgjatë kufirit me Serbinë, është I njohur ndërkombëtarisht Serbia ka mendu që Kosovës s’ka me ja mbërri kurrë ymri me qenë kurrë të lirë e të pavarur, por ja që jemi të pavarur dhe s’kemi serbi në Kosovë, dhe s’do të ja mbërrijë kurrë ymri Serbisë të kthehet në Kosovë. Sa më tepër që po vonohet BE për liberalizim të vizave, po rritet angazhimi dhe vullneti i përbashkët i institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, të respektohet vullneti i qytetarëve të të dyja vendeve që të ndodhë bashkimi kombëtar. Kosova e Shqipëria të jetojnë në një shtet të përbashkët nën ombrellën euroatlantike duke e përfshi edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocvin në territorin e Kosovës. Askush s’duhet ti frikësohet bashkimit kombëtar”, ka thënë Thaçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMODE DHE SEKSI/ 5 mënyra si të vishni "jumpsuit" e të dukeni përherë moderne
Previous article LËSHOHET "BOMBA" NGA ITALIA/ Juventus gati shifrën "GALOPANTE" për yllin e "Los Blancos"...

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT