Zëdhënësja e Partisë Demokratike është bërë nënë për herë të parë dhe ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale. Ina Zhupa ka lindur djalë dhe i ka vënë emrin Matias.
“Falenderim i veçantë! 20 Maj, ishte dita me e lumtur dhe kuptimplotë e jetës time dhe të Fabit, Zoti na bekoi me djalin tonë MATIAS ! Nipi i parë, i gjysh Apostolit dhe Kadriut, i nëna Lubit dhe Lilit, i daja Ivit dhe xhaxhi Klajdit gëzon shëndet të plotë”,– ka shkruar Ina Zhupa në profilin e saj në Facebook.



