• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË LIBOFSH TË FIERIT/ Aty ku banorët “shfrytëzojnë” vreshtat e rrushit si biznes  (PAMJET)
Home
Qyteti im

NË LIBOFSH TË FIERIT/ Aty ku banorët “shfrytëzojnë” vreshtat e rrushit si biznes (PAMJET)

28 May, 2019 k.autor Ekskluzive, Qyteti im

Në rubrikën tonë të përditshme “Spring në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim Libofshin si një nga fshatrat e Fierit ku prodhohet verë shumë e mirë,  kjo nga vreshtat e shumta të rrushit.

Nëse shkon në Ardenicë, sipër tek antenat, sapo merr të përpjetën, në të majtë të saj, është një rrugë e ngushtë e shtruar me gurë. Mos hezito të zgjedhësh. Futu në të dhe ec deri në fund.

Pas 3 minutash do gjendesh në një plantacion të tërë vreshtash që ka veshur gjithë faqen e kodrës poshtë Manastirit të Ardenicës, deri poshtë tek liqeni i Libofshës. Është një pamje mahnitëse, përrallore!

Kjo është ferma e Dritan Priftit, një djalë nga Libofsha, që sot jeton midis Londrës dhe vreshtave të Libofshës.

Gjithë sakrificat dhe mundin shumëvjeçar i ka derdhur në këto vreshta! Të gjithë faqen e kodrave, poshtë Manastirit, gati 12 ha, e ka shndërruar të tërën në vreshta të mrekullueshme, të punuara të gjitha qilizëm.

Nuk është rrush i zakonshëm por varietet: merlot dhe kabërnet savinjo.

AlpeNews.al ju sjell pamje nga vreshtat në Libofsh.

Nuk është rrush i zakonshëm por varietet: merlot dhe kabërnet savinjo.

Nga këto vreshta ai prodhon verën e Libofshës “Albanica”, një brand i vërtetë i verës shqiptare që tregtohet pothuajse e gjitha në tregun e huaj. Kështu që fermës së tij, nuk mund t’i mungojë kantina e përpunimit të këtij rrushi të mrekullueshëm, të ngopur me diell dhe vend të bekuar.

Që nga ferma e Albanikës i shikon dhe i ndjen të gjitha: perëndinë, aromën e pishave, vreshtave dhe luleve, deri tek jodi i detit! Është një shtëpi ilaç: ilaç shpirti, shijeje, syri dhe shëndeti!

                                                 Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEK GJUHËT E HUAJA/ Veliaj: Karta edhe për studentët e universiteteve private
Previous article THIRRJE FETARE NË NDESHJEN TIRANA-LAÇI/ Proçedohet penalisht tifozi 23-vjeçar nga antiterrori, ja akuzat e rënda

k.autor

Postime të ngjashme

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie Aktualitet

"PO VDES...."/ Detajet e trishta nga ngjarja tragjike në Manhattan ku humbi jetë 56-vjeçarja shqiptare: Nuk kishte asnjë kon sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT