• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Kush janë 12 njerëzit, që i shkatërruan zgjedhjet e Parlamentit Europian
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ Kush janë 12 njerëzit, që i shkatërruan zgjedhjet e Parlamentit Europian

27 May, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Nga Rajan Heth

Sa zgjedhje të çuditshme! Kandidatët për postet më të larta drejtuese të BE-së, nuk ishin në fletën e votimit, dhe në disa raste nuk u shfaqën në debatet e mëdha. Shumica e liderëve kombëtarë, qëndruan larg procesit. Kontinenti është i ndarë në 9 drejtime, me grupe partiake nga ato tradicionale, tek ato rebele.

BE-ja shpenzoi dhjetëra miliona euro, në përpjekje për t’i bindur qytetarët të shkojnë të votojnë, por s’bëri asgjë për të ndihmuar miliona të tjerë që patën probleme me njohjen e programeve elektorale. Pjesëmarrja ishte sërish në rënie. Por si u katandis këtu eksperimenti më i madh demokratik në botë? Ja cilët janë 12 personat, që duhet të mbahen përgjegjës për këtë.

Helmut Kol

Kancelari që e bashkoi Gjermaninë pas 40 vjetësh të Luftës së Ftohtë, ishte pjesë e një procesi që i hapi rrugë krijimi të monedhës së përbashkët dhe zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Ishte një lëvizje gjeopolitike e mirë, por e dëmshme për pjesëmarrjen në zgjedhjet evropiane.

Simone Veil

E mbijetuara e Aushvicit, kampione e lëvizjes feministe, avokate e të drejtave të njeriut, ministre e qeverisë franceze, dhe udhëheqëse e partisë europiane (e bllokut liberal të viteve 1980), ishte gjithashtu kryetarja e parë e Parlamentit Evropian të zgjedhur drejtpërdrejti (në vitet 1979-1982). Problemi:Ajo bëri që të gjithë të tjerët që erdhën në pas, të duken për krahasim të vegjël.

Neli Kros

E ndërtoi reputacionin e saj mbi gjobat e mëdha antitrust. Gjatë viteve 2004-2009, prodhoi titujt kryesorë në media, por në këtë mënyrë, ajo dhe pasuesit e saj Hoakin Almunia dhe Margret Vestager zbuluan një të vërtetë thelbësore për BE-në:Fuqia e vërtetë nuk qëndron tek Parlamenti Evropian, apo tek votuesit që zgjedhin deputetët. Më shumë se kudo tjetër në Bruksel, ajo ndodhet në duart e komisionerit të konkurrencës, që zakonisht nuk konsultohet me PE.

Manfred Veber

Veber kandidon për president të Komisionit Europian. Ai shmangu një debat paraprak në gjirin e Partisë Popullore Evropiane, dhe as mori pjesë në debatin e parë ndërpartiak në Mastriht, duke mos u bërë shumë i njohur për opinionin e gjerë publik.

Mark Zukerberg

Themeluesi i Facebook, krijoi një platformë të shumëpërdorur që mundëson dezinformimin, dhe u krijon jo pak propbleme partive politike dhe institucioneve të BE. Në vitin 2018, ai premtoi të investonte në sisteme të reja, për të ndalur destabilizimin e demokracive. Por asnjëra nga masat, nuk e ndali dot fushatën anti-BE.

Vera Jourova

Ajo është komisionerja e BE për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e privatësisë, konsumatorit dhe barazisë gjinore. Përveç udhëzimeve për kufizimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në rrjetet sociale, Jurova ka qenë apatike në fushat e tjera.

Elio di Rupo

Ish-kryeministri belg, është përgjegjës për një reformë shtetërore, të njohur si “Marrëveshja Flutur” (sipas kravatave me flutura, që ai përdor shpesh). Reforma ndryshoi ciklin zgjedhor belg, duke e lidhur zgjedhjet evropiane me ato kombëtare, por që gjithësesi nuk i dha përparësi votimeve evropiane.

Mark Rute

Për shkak të pjesëmarrjes së ulët, kryeministri holandez, injoroi zgjedhjet evropiane të këtij viti. Vetëm 37 për qind e zgjedhësve në Holandë, votuan në vitin 2014. Këtë vit u vërejt një rritje, por partia e tij pësoi një humbje të konsiderueshme.

Morten Mesershmid

Eurudeputeti danez, u zgjodh në vitin 2014 me numrin më të madh të votave të fituara ndonjëherë nga nje danez. Por pak para zgjedhjeve të këtij viti, Mesershmid u përfshi në skandalin e shpërdorimit të rreth 400 mijë eurove të taksapaguesve evropianë. Kjo e rënoi imazhin e tij, dhe të forcës që përfaqësonte.

Theresa May

Gjithçka që duhej të bënte, ishte të përmbyllte negociatat mbi Brexit. Ajo arriti me Brukselin një marrëveshje të konstestuar ashpër nga të gjitha palët politike në Britani, duke shkaktuar 3 humbje poshtëruese në parlament. Me dorëheqjen e saj, britanikët ndodhen në një udhëkryq tjetër.

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, ka qenë apatike para këtyre zgjedhjeve. Ajo miratoi shpejt e shpejt kandidaturën e Manfred Veber për president të Komisionit Europian, dhe më pas ia la drejtimin e CDU pasardhëses së saj të përzgjedhur, Anegret Kramp-Karrenbauer. Ajo u shfaq në fushë vetëm në një rast:për të mbështetur partinë qeverisëse në Kroaci, HDZ, një parti që e ka origjinën tek nacionalistët ustashë, që dikur ishin aleatë të Hitlerit!

Emanuel Makron

Presidenti francez, donte që zgjedhjet e këtij viti, të ishin një betejë për ‘shpirtin e Evropës’. Por ai u detyrua të merrej me shmangien e një humbje poshtëruese në shtëpi, duke mos pasur kohë të aktivizojë forcat eurofile të kontinentit.

“Politico.eu” – Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI DERI NË EKSTREM/ Ja si "Ultrasit" e Tiranës kalojnë masën në Kurbin (VIDEO)
Previous article SKANDALI I PROTESTAVE TË OPOZITËS/ Posterat e PD-së përgatiten në mjediset e Bashkisë Mat, punonjësit... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT