“Dritë për të ardhmen e fëmijëve, për familjet, për ekonominë, për demokracinë, dritë për Shqipërinë”.
Kështu ka zgjedhur ta shoqërojë foton e meposhtme shkeputur nga protesta e opozitës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Por ndersa kerkon ti bëjë dritë gjithë shqiptarëve (sipas saj), Kryemadhi që thuajse ne çdo fjalim te sajin flet per varfërinë e skajshme të vendit, shtrengon fort me njërën dorë edhe “Iphone”-n e fundit.
Bashkë me të, edhe ish deputetet e LSI që duan ti japin dritë rinisë duke i blerë edhe atyre… nga një “Iphone”.
Të paktën, misioni në zonën e LSI u permbush. Aty ku drita dukej më e forte se në çdo cep tjetër të protestës… /AlpeNews.al



