Gjatë fjalës së tij para protestuesve, kreu i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se ky miting është madhështor, ndërsa mesazhi i shqiptarëve është ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’.
‘Mirë se keni ardhur në këtë miting madhështor. Këtë e shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i pandalshëm i sovranit.
Sot në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe Shqipëria, Europa dhe e gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë që ta dëgjoj gjithë bota. Ndërkohë që Basha flet militantët qëllojnë me shashka kryeministrinë.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:


