• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS për Gjirokastrën: I gatshëm të lë “MJEKUN” për BASHKINË. Çfarë i nevojitet qytetit
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS për Gjirokastrën: I gatshëm të lë “MJEKUN” për BASHKINË. Çfarë i nevojitet qytetit

24 May, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit po afrohen dita ditës dhe ndonëse opozita ka vendosur të mos marrë pjesë Partia Socialiste shfaqet e bindur për fitimin e tyre.

Prej muajsh duket se PS ka nisur punën deri në zyrtarizimin e kandidatëve të Bashkisë nga kryeministri Rama vetëm dy javë më parë.

Njëri prej tyre është Flamur Golemi i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gjirokastrës. Golemi është  figure e njohur në qytet për shkak të profesionit të tij mjek, por jo vetëm.

Ai ka qenë edhe pjesë e Kuvendit të Shqipërisë që prej zgjedhjeve të 2017.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Flamur Golemi shprehet i bindur për fitimin e Bashkisë së Gjirokastrës, tregon prioritet dhe problematikat kryesore të qytetit.

Kandidati i PS shfaq hapur dëshirën dhe sakrificën e lenies së profesionit të tij pas, për tu perqendruar kështu në nevojat e qytetit.

Nëse parashikohen trazira nga opozita diten e zgjedhjeve, Golemi beson se gjirokastritët janë të mençur dhe nuk do të bihen pre e provokimeve.

Intervista e plotë:

Si nisi rrugëtimi juaj politik që vijoi drejt kandidimit për Bashkinë e Gjirokastrës?
Është një rrugëtim i hershëm si mbështetës fillimisht i Partisë Socialiste dhe më pas u përfshiva në strukturat e saj drejtuese në Gjirokastër. Kam qenë kryetar i PS-së dhe më pas u zgjodha deputet në zgjedhjet e qershorit 2017. Dy vjet më pas jam sërish në një tjetër sfidë më domethënese do të thoja, për t’u zgjedhur kryebashkiak dhe sigurisht që do t’ja dal mbanë.

Çfarë mendoni për punën e bërë deri më tani në qytet?
Nuk mund të përmblidhet në pak rreshta, kërkon një përgjigje më komplekse. Pas vitit 2013 Gjirokastra mori vëmendje shumë të madhe nga qeveria. U bënë disa investime jo vetëm në zonën muzeale, por edhe në zonën urbane. Kryesisht ishin projekte infrastrukturore me impakt të madh në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin e turizmit.

Cila mendoni se është problematika kryesore në qytetin e Gjirokastër?
Problemet janë në disa drejtime. Theksi vihet natyrisht tek infrastruktura, sidomos në zonat rurale. Kemi ende fshtra që kanë probleme me rrugët apo ujin e pijshëm. Në së paku dy lagje brenda qytetit kemi problem me rrëshqitjen e tokës. Më tej është problem edhe punësimi, kryesisht i të rinjve.

Cilat janë 5 prioritetet kryesore të mandatit për Flamur Golemin?
Prioritet mbi prioritetet unë vecoj zhvillimin e turizmit. Gjirokastra i ka të gjitha potencialet për të patur turizëm në cdo muaj të vitit. Të gjithë vëmendjen do ta fokusojmë tek turizmi dhe përmirësimi i infrastrukturës. Punësimi i të rinjve është padiskutim prioritet dhe do të trajtohet me vëmendjen e duhur. Nxitja e investimeve në Gjirokastër, jo vetëm në zonën muzeale, por edhe në rrethinat e saj. Mungojnë për fat të keq investimet në agroturizëm. Ky lloj biznesi i ri duhet stimuluar me patjetër.

A mund të veçoni projektin juaj kryesor?
Preferoj nisjen zyrtare të fushatës elektorale, në mënyrë që të shpalosim me dataje projektet kryesore. Besoj do të kem kohën e mjaftueshme në dispozicion për të folur gjerë e gjatë mbi këto projekte.

Mendoni se fakti që jeni një mjek i njohur në qytet dhe jo vetëm do të ndikojë tek elektorati?
Nuk di të them këtë gjë dhe s’kam si e mat me saktësi. Shpresoj që ndikimi të jetë pozitiv sidoqoftë. Në cdo rast unë si mjek i jam gjendur pranë kujtdo që ka pasur nevojë për mua. Me po të njëjtin përkushtim do t’u gjendem pranë njerëzve edhe si kryebashkiak. Nuk bëj dot ndryshe.

Si do e ndani kohën midis profesionit, të dhënurit mësim dhe kandidimit për Bashki?
Pas 30 qershorit unë do të jem një kryebashkiak me kohë të plotë, duke u marrë me problemet e qytetarëve dhe me sfidat me të cilat përballet qyteti. Le të themi që do heq dorë nga profesioni për t’ju shërbyer njerëzve në një formë tjetër.

Ku do të përqendrohet dhe si do jetë strategjia juaj e fushatës?
Takim derë më derë, duke i parë njerëzit sy më sy dhe duke iu folur me dorën në zemër. Është koha për të krijuar një perspektivë të re në Gjirokastër. Unë jam gati për këtë angazhim dhe prandaj jam në këtë sfidë për të kërkuar besimin me votë. Më pas besimin do ta shndërrojë në punë dhe ndryshime të prekshme nga të gjithë. Ky është zotimi im.

Si do i siguroni standardet më të larta të procesit për ditën e votimit në kushtet kur opozita jashtparlamentare nuk do të marri pjesë (me sa duket) në garën e 30 qershorit?
Besoj se kuadri ligjor është shumë i qartë dhe s’le vend për interpretim. Kushdo që tenton të cënojë procesin zgjedhor do të përballet me pasojat. Askush s’ka të drejtë të pengojë qytetarët të zgjedhin. Kjo është një e drejtë kushtetuese. Opozita e ikur në drejtim të paditur ka bërë një gafë historike që do të rëndojë mbi të në radhë të parë, por sigurisht edhe mbi vendin. Por kjo s’do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë zgjedhje meqë opozita ka frikë nga përballja. Zgjedhjet janë të njerëzve. Partitë që duan të kandidojnë hyjnë në zgjedhje.

A parashikohen problem ditën e votimit në Gjirokastër?
Mendoj se gjirokastritët janë aq të mencur sa të mos shkojnë pas berihait. Ata do të votojnë në lirinë e tyre të plotë dhe askush nuk mund t’i pengojë. Nuk besoj se do të ketë probleme, përkundrazi qytetarët me votë masive në 30 qershor do të dëshmojnë se refuzojnë modelin politik të opozitës se cartuar që nuk merr përsipër përgjegjësitë. Opozita u votua për të qenë në Kuvend, jo për të qenë në rrugë. Partitë testohen duke hyrë në zgjedhje, jo duke bllokuar rrugët.

Përse Flamur Golemi, i duhet qytetit të Gjirokastres?
Gjirokastrës i duhet një dinamikë e re, i duhet një menaxhim i ri që adreson qartë dhe me vizion të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet. Unë dua t’i shërbej Gjirokastrës, jo si mjek sic kam bërë deri më tani, por nga një pozitë tjetër. Nga pozita e kryebashkiakut që ‘përvesh mëngët’ për të krijuar një perspektivë të re për qytetin dhe zonat rurale. Unë e kam të gjithë vullnetin dhe dëshirën të punoj për këtë qytet, për të tashmen e tij dhe vitet që do të vijnë. Prandaj jam në këtë sfidë.

*Rreth Flamur Golemit

Flamur Golemi ka lindur në Gjirokastër, më 11 Prill 1976. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës për Mjekësi të Përgjithshme, në vitet 1996-2002. Ka punuar si mjek në shërbimin parësor në Gjirokastër për dy vjet dhe më pas ka vijuar studimet në Mjekësi për Okulistikë. Filloi punën si mjek okulist në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pranë “Athens Eye Clinic”, dhe si lektor i jashtëm në Universitetin “Eqerem Çabej”. Aktualisht është duke kryer edhe studimet doktorale.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTA" PËR "KËPUCËN E ARTË"/ Mbappe luan shansin e fundit në Ligue 1, ja sa gola duhet të realizojë
Previous article TREGON ATMOSFERËN TEK KOMBËTARJA/ Flet Migjen Basha: Ndihemi më të lirshëm me Rejën, por nuk...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT