• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MASKRA E PESHKËPISË”/ Merren DËSHMI të tjera, Fredi BELERI pritet të …
Home
Breaking News

“MASKRA E PESHKËPISË”/ Merren DËSHMI të tjera, Fredi BELERI pritet të …

24 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria për Krime të Rënda mori në pyetje edhe një tjetër person në lidhje me masakrën e Peshkëpisë.

beleri

 

Gjatë paradites së djeshme, në zyrat e Krimeve të Rënda ishte Millaq Koroveshin, i cili u pyet për rreth 2 orë nga oficerë të Policisë Gjyqësore. Dy ditë më parë, Prokuroria mori në pyetje edhe Fredi Belerin, të cilit iu njoftua akuza për veprime terroriste, pasi dyshohet se ka shoqëruar grupin që sulmoi Postën Kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër në vitin 1994.

Gjatë këtij, sulmi pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjini, dhe komandantin e repartit, kapitenin e parë Fatmir Shehu, plagosën efektivë të tjerë dhe grabitën gjithë armatimet në tërheqje e sipër. Ndërkohë që ngjarja prej më shumë se 20 vitesh ishte ende e pazbardhur, dy muaj më parë prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, rihapi hetimet dhe tashmë ka nisur me marrjen e dëshmive.

masakra-e-peshkepise

Beleri u pyet dy ditë më parë si person i vënën nën hetim për “Vepra terroriste”, ndërsa ai vetë e mohoi një gjë të tillë, duke e konsideruar si baltosje të emrit të tij. Referuar burimeve, mësohet se gjatë javëve në vazhdim do merren të tjera dëshmi dhe kryhen të tjera veprime hetimore për të çuar para përgjegjësisë persona të implikuar. Kujtojmë se Beleri është marrë tri orë në pyetje ditën e mërkurë dhe burime thonë se ai ka mohuar lidhjen me ngjarjen në fjalë.

“Në ditën dhe në muajin që është bërë veprimi, unë kam qenë në Qipro”, mësohet të ketë thënë Beleri. Edhe më herët, ish-kandidati për Bashkinë e Himarës ka mohuar implikimin në të ashtuquajturën “Masakra e Peshkëpisë”. “Unë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen e Peshkëpisë. Është një mit që e kanë kultivuar gjithë këto vite mediat. Ju falënderoj për ftesën, por nuk kam asgjë të re për të thënë për çështjen. Nga janari i vitit 1994 deri në korrik nuk kam qenë as në Greqi, as në Shqipëri. Fakt që është vërtetuar nga autoritetet shqiptare dhe ato greke”, ishte përgjigjja e Belerit për emisionin “Gjurmë Shqiptare”, të realizuar në 2015-n.

NGJARJA

Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 10 prill 1994. Organizata terroriste greke “Mavi” (Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit) kaloi kufirin e gjelbër nga Greqia dhe hyri në territorin shqiptar, duke iu drejtuar Postës Kufitare të Peshkëpisë, duke vrarë komandantin e postës Fatmir Shehu, ushtarin Arsen Gjini dhe duke plagosur ushtarët e tjerë: Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.

Gjatë sulmit ata morën peng edhe një nga ish-nënoficerët e këtij reparti kufitar, Qemal Strokën, i cili më pas u la i lirë në kufi. Anëtarët e këtij grupi terrorist rrëmbyen edhe armët luftarake që ishin në depon e repartit. Pasi u ngjitën në qafën sipër repartit dhe kaluan shpatin e malit Bureto, autorët e sulmit e liruan nënoficerin shqiptar dhe e lanë atë të kthehet. Brenda pak minutash, grupimi me emrin e koduar të mbretit të lavdishëm të Epirit, “Pirro i Parë”, u rikthye serish në territorin grek.

Ndërsa rekrutët e rinj të repartit të Peshkëpisë nxituan që t’u jepnin ndihmën e parë Arsen Gjinit e Fatmir Shehut, por ata nuk kishin më shenja jete. Autorët e këtij sulmi të ndodhur 25 vite më parë, pasi kaluan kufirin qëndruan në një kodër përballë postës që kishin planifikuar të sulmonin, nga ku mund të mbanin nën kontroll çdo lëvizje. Pasi u siguruan për numrin e rojeve dhe vendndodhjen e saktë të tyre, ata u vunë në lëvizje. Sulmi nisi në mesnatë, në një kohë që 130 rekrutët e rinj të moshave 18-20 vjeç ishin në gjumë.

Dëshmori i Atdheut, 20-vjeçari Arsen Gjini, nga fshati Seman i Fierit, i ndjeu lëvizjet e autorëve që vinin nga përtej kufirit, por arma tip “Kallashnikov” që ai mbante në duar ishte pa fishekë. Paralajmërimi i ushtarit shqiptar nuk i trembi autorët e sulmit, pasi sipas të dhënave, ata mund të kishin siguruar informacion nga brenda dhe e dinin që roja nuk kishte municion

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDOS TË BËJË BILANCIN E SEZONIT/ Flet Chiellini: Largimi i Allegrit në momentin e duhur, trajneri i ri...
Previous article LËSHOHET "BOMBA" NGA ITALIA/ 24 milionë euro në sezon, Guardiola prezantohet tek Juventus më...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT