Një vajzë e veshur me të zeza, e me flokët e lidhur fort pas koke. Me një shikim të mprehtë e pa buzëqeshje. Kjo ishte Linda Muriqi, femra e vetme në mesin e shumë burrave që kujdesej për sigurinë e presidentit, Ibrahim Rugova.
Sot bëhen 27 vite që nga dita kur Ibrahim Rugova u zgjodh president në Republikën e parë të Kosovës. Në këtë datë përkujtimore për Rugovën, ne sjellim në vëmendje edhe truprojën e tij.
Ish ushtarja e UÇK-së e la Amerikën dhe iu bashkua luftës për çlirimin e Kosovës në një moshë ende të re?! Ajo tashmë jeton mes New Yorkut dhe Pejës. Një pjesë të kohës e kalon në Bronx atje ku ka familjen, kurse shpesh vjen edhe në Pejë në vendlindjen e saj.
Datën historike e ka përkujtuar ish-këshilltari shumëvjeçar i president Rugovës, Muhamet Hamiti.
“Si sot, para 27 vjetësh, më 24 maj 1992. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja DemokratikeKosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend. Në këtë pamje, Rugova duke hedhur votën në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë”, shkruan Hamiti në Facebook.







