• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 QERSHORI/ Alfred Peza: Krimet elektorale, më të rëndat që mund të bëhen
Home
Politikë

30 QERSHORI/ Alfred Peza: Krimet elektorale, më të rëndat që mund të bëhen

24 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Alfred Peza, Sekretar për Mediat në Partinë Socialiste, është i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa problem, pasi, sipas tij, “nuk ka aq budallenj që të shkojnë në burg për të cenuar legjitimitetin e procesit”.

“Krimet elektorale në demokraci janë nga krimet më të rënda që mund të bëhen, për shkak se shenjtëria e zgjedhjeve demokratike është më e madhja”, theksoi Peza.

Në lidhje me ofertën për dialog të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Peza nënvizoi se “oferta për dialog e kryeministrit është në tryezë dhe dora është e shtrirë çdo ditë”.

Sipas Sekretarit për Mediat në Partinë Socialiste, opozita nuk hyn në zgjedhje pasi e di që i ka të humbura ato: “Pasi humbën zgjedhjet e 2015 dhe 2017, e dinin që do të ishte humbja e tretë dhe në këto kushte po bëjnë lojën e strucit, pasi mendojnë se nëse nuk hyjnë, nuk quhet që kanë humbur zgjedhjet”.

Në lidhje me mundësinë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Peza u shpreh: “30 qershorin e ka vendosur Presidenti i Republikës. Nëse Kreu i Shtetit që e ka dekretuar këtë datë mund ta shtyjë, jemi të hapur. Nga ana jonë nuk e negociojmë 30 qershorin, por ata që e kanë në dorë mund të ulen të diskutojnë, nëse do të ulen ndonjëherë. Ka një problem të madh me opozitën, e cila kundër këshillave të partnerëve tanë gjermanë, thotë që nuk ulemi në dialog me Edi Ramën. Sali Berisha vazhdon t’i qëndrojë vijës së kuqe që i ka vendosur opozitës duke thënë që ose largohet Edi Rama ose shkrihet opozita. Dhe nuk besoj se Lulzim Basha ka guxim ta shkelë këtë vijë të kuqe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMERA E FSHEHTË ZBULON SKANDALIN/ Punonjësit e spitalit dhunojnë personat me aftësi ndryshe
Previous article IKMT AKSION NË KRUJË/ Prishen furrat e paligjshme të gëlqeres

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT