• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JETË TË DYFISHTË/ Gruaja zbulon të vërtetën tronditëse për partnerin e saj
Home
Jetë

JETË TË DYFISHTË/ Gruaja zbulon të vërtetën tronditëse për partnerin e saj

23 May, 2019 k.autor Jetë

Një grua ka ngjallur një debat të fortë në internet, pasi zbuloi së partneri i saj i kishte mbajtur të fshehtë faktin se kishte 3 fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Duke shkruar nën pseudonimin PenelopeDelph, në website britanik për prindër Mumsnet, 33-vjeçarja, nënë e një fëmije, shpjegoi sesi partneri me të cilin kishte 3 vjet, e kishte mbajtur të fshehur faktin se kishte 3 djem nga martesa e mëparshme.

Ajo tregoi se 45-vjeçari ishte hequr sikur vajza e tyre 6-muajshe ishte fëmija i tij i parë. Ai gjithashtu hiqej sikur ishte në punë, ndërkohë që në të vërtetë shkonte për të takuar djemtë e tij, të moshës 21, 18 dhe 16 vjeç.

Nëna e re, sipas asaj që shkruan e përditshmja DailyMail, shpjegoi se kjo sjellje e partnerit e kishte bërë të ndihej e papërfillur dhe e përjashtuar, ndonëse ai i kishte thënë se kishte ndërmend t’i tregonte “së shpejti”.

45-vjeçari ishte justifikuar me faktin se marrëdhënia me ish-bashkëshorten nuk kishte qenë e mirë dhe se ajo nuk e linte të takonte djemtë. Megjithatë situata dikur ishte qetësuar dhe ai kishte rivendosur kontaktet me fëmijët, por pa i treguar partneres që kishte në shtëpi të vërtetën.

Postimi i 33-vjeçares mori përgjigje të ndara në forum. Shumë prej komentuesve e inkurajuan gruan që ta linte partnerin, duke argumentuar se ai i kishte thyer besimin.

“Gjithë ato vite të mbushura me gënjeshtra. Jeta është shumë e shkurtër për t’u marrë me njerëz të tillë. Ti dhe vajza do të jeni më mirë pa të”, shkruajti një komentues. “Çfarëdolloj gjëje që të bësh, vetëm me të mos qëndro”, u shpreh një tjetër.

Megjithatë, jo të gjithë kishin një këndvështrim kaq negativ. Kishte nga ata që u shprehën pozitivë se me kalimin e kohës besimi mund të rivendosej

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN PARASHIKIMIN/ Del Bosque: Ja kush e fiton trofeun e Champions Leagues
Previous article ALFRED PEZA/ Tri arsyet pse Rama duhet ti shkruajë çdo ditë nga një letër Bashës!

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT