Një ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e sotme.
Mesohet se oficeri i kontaktit të Shqipërisë, Ervin Dervina, 42 bashkë me bashkëshorten e tij rumune kanë humbur jetën në Rumani.
AlpeNews.al bën me dije se Ervin Dervina është personi mëposhtë:
Policia e Shtetit bën me dije se ata janë përfshirë në një aksident automobilistik.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.
Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



