• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KLIMA PARTIAKE, E QELBUR”/ Studentët e vërtetë nxjerrin BLLOF militantët: Ne vijojmë mësimin, nuk përdorim dhunë
Home
Ekskluzive

“KLIMA PARTIAKE, E QELBUR”/ Studentët e vërtetë nxjerrin BLLOF militantët: Ne vijojmë mësimin, nuk përdorim dhunë

22 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Ashtu si ishte paralajmëruar një ditë më parë, një grup studentësh protestuan mëngjesin e sotëm para Ministrisë së Arsimit.

Shpejt, u kuptua se në të vërtetë nuk ishin studentët e vërtetë të auditoreve por të rinjtë e forumeve partiake, pra të PD dhe LSI.

Thënë kjo, pasi të pyetur nga AlpeNews.al studentët u shprehen se mësimi sot ka vijuar normalisht dhe se nuk ishte fare e qartë as protesta as se kush e organizonte.

Një prej studenteve të arkitekturës u shpreh se vetem një dite me parë kishte marr njoftimin nepermjet posterit (foto meposhtë), por kishte zgjedhur të shkoj në mësim.

“Personalisht mendoj se protesta u thirr nga të rinjte e partive. Nuk do ishte hera e parë prandaj zgjodha te mos shkoj”.

Nga ana tjetër, një student i Fakultetit të Shkencave Sociale u shpreh për AlpeNews.al:

“Ne mbështesim çfarëdolloj organizimi që vjen nga masa studentore dhe artikulon problemet në thelb të tyre, duke filluar që nga cilësia infrastrukturore e deri te Ligji i Arsimit të Lartë. Për protestën e sotme ne e kemi marrë vesh vetëm nga rrjetet sociale dhe te fakulteti ynë nuk ka pasur asnjë komunikim për të. Ne zhvillojmë asamble të herëpashershme në fakultet dhe aty i marrim vendimet, ndryshe nga të tjerë që bëjnë postime në internet dhe presin që studentët t’i ndjekin nga pas.

Protesta e dhjetorit kishte artikulim mirëfilli social e politik dhe ishte e pastër, kjo besoj dallohet nga masiviteti dhe mënyra e të folurit. Ne nuk kishim nevojë të përdornim dhunë e as të shanim apo të ulërisnim. Forca jonë ishte ideja e një universiteti të ri dhe mjeti për ta arritur ishte pjesëmarrja demokratike në vendimmarrje e shumicës studentore. Do punojmë në vazhdim për riorganizim, por kjo kërkon kohë dhe klima partiake është ende e qelbur”.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË DUHEN 200 MIJË EURO"/ Artan Hoxha: Si u mbyll dosja menjëherë pasi Meta erdhi në pushtet
Previous article ZBULOHET PROJEKTI I "MADH" I KEJVINA KTHELLËS/ Ja pse u largua nga "Xing me Ermalin" (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT