• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS për Pogradecin: Pse e lashë mandatin e deputetit. Bashkia është kthyer në biznes privat! (INTERVISTA)
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kandidati i PS për Pogradecin: Pse e lashë mandatin e deputetit. Bashkia është kthyer në biznes privat! (INTERVISTA)

22 May, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

Partia socialiste ka ndezur prej muajsh motorët e fushatës dhe duket e sigurt për fitimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kjo edhe për shkak se opozita i dogji të gjitha afatet për tu regjistruar, duke humbur kështu mundësinë.

Vetëm një javë më parë, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama zyrtarizoi kandidatët e 61 Bashkive. Një prej tyre është edhe ish deputeti socialist Ilir Xhakolli. Thënë ish pasi ai la mandatin për detyren e re të caktuar, atë të kandidimit për Bashkinë e Pogradecit.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Xhakolli shprehet mbi sfidat që e presin në drejtimin e Bashkisë, me rastin e fitimit, problemet e krijuara nga kreu aktual i Bashkisë si dhe veçon pesë projektet kryesore dhe prioritetet që deshiron të përmbushë pas ardhjes në detyre.

Intervista e plotë:

Përse vendosët të bënit kalimin nga deputet në Bashkinë e Pogradecit?

Pas një periudhe të shërbyerit si deputet në Kuvendin e Shqipërisë si dhe të qenit drejtues partie për një kohë të gjatë në Pogradec, mu kërkua, edhe në bazë të sondazheve, që të merrja përsipër drejtimin e Bashkisë së Pogradecit në mënyrë që investimet që kemi nisur t´i përshpejtojmë, dhe të bëjmë të mundur që nëpërmjet një bashkëpunimi të ri midis pushtetit vendor dhe qeverisë, që ka qenë i pamundur deri më tani, të zbatojme idetë dhe vizionin që kemi për këtë qytet të mrekullueshëm.

Si paraqitet situata në qytet vitet e fundit dhe çfarë mendoni për punën e bërë deri më tani?

Kryeministri ka mbështetur, nisur nga njohja e thellë e pushtetit vendor dhe eksperienca e gjatë dhe e suksesshme në Bashkinë e Tiranës, transformimin e shumë qyteteve në Shqipëri dhe ne jemi dëshmitarë të rezultateve që janë arritur. Mjafton të shihni Korçën, Vlorën, Fierin, Elbasanin etj, etj. Ka ardhur koha që të njëjtin model ta aplikojme edhe në Pogradec që t´i themi njëhere e përgjithmonë stop marrjes peng të ndalimit të zhvillimit të qytetit.

Cila mendoni se është problematika kryesore e qytetit?

Mund të kishim bërë shumë më teper nëse do të qeverisnim edhe në Bashkinë e Pogradecit.

Kemi humbur shumë kohë dhe tani është momenti ta kthejmë drejtimin e duhur dhe të hapim një perspektive të re për qytetin. 

Bashkia është menaxhuar si një biznes privat dhe ka vuajtur nga mungesa e vizionit. Nuk ka patur politika të qarta investimi. Madje ka frenuar dhe vonuar shpeshherë edhe mbështetjen që i është dhënë nga qeveria qendrore.

Çfarë gabimi nuk do bënit në drejtimin e Bashkisë në raport me paraardhësin tuaj?

Ajo që nuk do të bëja kurrë në drejtimin tim është nepotizmi i cili e ka mbërthyer Bashkinë e Pogradecit dhe kjo është nje fatkeqësi për qytetin. Gjithashtu ka dhe një mori problemesh të tjera të cilat qytetarët e Pogradecit i vuajnë çdo ditë .

Cilat janë 5 prioritetet kryesore të mandatit për Ilir Xhakollin?

Për fat të keqmenaxhimit ka shumë gjera që duhet të jenë prioritet të cilat i kam dhe do ti bëj të njohura për qytetarët e Pogradecit në programin tim, por për shkak të kufizimit të pyetjes do të veçoja 5 prej tyre:

  1. “Projekti Drilon-Tushemishtit ,”Shëtitorja e madhe e Pogradecit” e cila do të shtrihet deri në Tushemisht si dhe shndërrimi i vilave qeveritare në objekte sociale dhe kulturore por edhe me infrastrukturë sportive. Investim madhor që do të ndikojë drejpërdrejt në zhvillimin e turizmit .
  2. Infrastruktura e qytetit, me të njëjtën mënyrë që realizuam bllokun e Stadiumit dhe standardet e rrugës Lin-Pogradec .
  3. Lagjja e Toplecit sipas praktikave të ndërhyrjeve më të mira në lagjet muzeale.
  4. Shkollat, kopshtet dhe çerdhet, me standarde europiane .
  5. Rrugët në zonën e Mokrës  ( lidhja me rrugën nacionale Qukës-Qafë Plloçë, investimin më të madh të qeverisë shqiptare )

A mund të veçoni projektin tuaj kryesor?

Projekti kryesor që mund të veçoja është zhvillimi i turizmit katërestinor i cili do të rrisë mirëqenien e banorëve në të gjithë bashkinë, ku një rol të rëndësishëm do të këtë edhe agroturizmi me potancialet e tij në fshtrat si Tushemisht, Lin etj. Pogradeci i ka të gjitha mundësitë për të pasur numër turistësh gjithmonë e në rritje por keqmenaxhimi dhe përfitimi familjar në administrimin e këtej sektori nuk ka lënë hapësirën e nevojshme për tu zhvilluar akoma më shumë .Me përfundimin e projektit në Drilon dhe shëtitoren që do të shtrihet deri në Tushemisht si dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore për tu vizituar lehtësisht atraksionet turistike të cilat për hir të vertetës janë të larmishme dhe të pashfrytëzueshme ,mendoj se Pogradeci do të kthehet në qytetin më të vizitueshëm të  juglindjes  si asnjëherë më parë .

Ku do të përqendrohet dhe si do jetë strategjia juaj e fushatës?

Unë , sëbashku me ekipin do të realizojmë një fushatë shumë të thjeshtë, derë më derë dhe pa shpenzime. Do të shkojmë shtëpi më shtëpi dhe do të flasim me të gjithë pogradecaret që mezi presin ndryshimin. Aleanca jonë do të jetë duke ftuar çdo qytetar që të marrë pjesë në administrimin e qytetit. Po diskutojmë me figura të shquara dhe kemi filluar të ndërtojmë ekipe me të cilet do të qeverisim bashkinë. Unë besoj te fuqia e ekipit dhe ndaj po e ndërtoj me shumë kujdes.

Si do i siguroni standardet më të larta të proçesit për ditën e votimit në kushtet kur opozita jashtparlamentare nuk do të marri pjesë (me sa duket) në garën e 30 qershorit?

A parashikohen problem ditën e votimit në Pogradec?

Unë mendoj se qytetaria pogradecare do të triumfojë përballë thirrjeve për të prishur proçesin. Njerëzit duan zgjidhje dhe jo dhunë, qytetarët duan investime dhe jo bllokime, pogradecarët duan të shohin qytetin e tyre të lulezojë dhe jo të jetë peng i njerëzve që e kanë mbajtur peng. Për më tepër që bashkëpatriotët e mi janë mjaftueshmërisht të mençur t´i thonë jo kokave të nxehta që kërkojnë t´i hedhin në zjarr dhe kanë kuptuar që nuk kanë arsye për t’ju kundërvënë ligjit për interesin personal të disa njerëzve që janë në krye të opozitës së rrugës.

Përse Ilir Xhakolli i duhet qytetit të Pogradecit?

Pogradeci ka nevojë për një drejtues që sëbashku me njerëzit e zakonshëm dhe puntorë të administrojë sa më mirë bashkinë e madhe tashmë 4 vjet bashkë me 7 njesitë administrative . Kur flas për administrim të mirë e vendos theksin tek një administratë e kualifikuar dhe të pa ndikuar mbi idetë innovative dhe krijuese me projekte për qytetin pikë së pari dhe jo mbi biznesin familjar të kryetarit . Nuk jam këtu për të ndryshuar një kryetar dhe për të bërë të njëjtën gjë por për rritjen e punësimit,rikthimin e të rinjve nëpërmjet punësimin të tyre në qytetin ku kanë lindur ,për të  bashkëpunuar me pushtetin qëndror për të vënë në jetë plot projekte që sëbashku ta kthejmë Pogradecin në atraksionin më të vizituar të Rajonit Juglindor . Jam këtu për të kthyer shpresën në cdo familje pogradecare që ky qytet mund të bëhet akoma më shumë i jetueshëm dukë punuar të gjithë sëbashku për ta çuar përpara rilindjen e Pogradecit,qytetit te korifejve te letërsisë shqipe Lasgushit dhe Mitrushit ,qytetit të luleve…

Ata të cilët e duan këtë qytet janë të mirëpritur të japin idetë e tyre se si do të dëshironin ta kishim Pogradecin në 4 vitet e ardhshme.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Kërkohet ish-sulmuesi kosovar i Teutës nga klubi i La ligas...
Previous article "VETËM TERROR NË..."/ ISIS paralajmëron sulmet e rradhës (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT