• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Ruçi, Balla dhe Hajdari në Holandë takim me kryeparlamentaren Aribi: Presim raportin e BE, shpresojmë…
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Ruçi, Balla dhe Hajdari në Holandë takim me kryeparlamentaren Aribi: Presim raportin e BE, shpresojmë…

21 May, 2019 F.autor Politikë

Sot paradite Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u takua me Kryetaren e Parlamentit të Holandës, Khadija Arib.

Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla dhe Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari.3b8f5f29-304e-4427-9ff2-40cd3e542db6

 

Kryetari Ruçi e informoi Kryetaren Arib mbi arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arritjet e reformes në drejtësi, të cilën Kryetari i Kuvendit e vlerësoi si kryereforma e procesve integruese, dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Kryetarja e Parlamenti të Holandës Znj. Khadija Arib, vuri në dukje se Holanda dhe Shqipëria  kanë marrëdhënie bashkëpunimi të konkretizuara në vizita të parlamentarëve holandezë në Shqipëri dhe parlamentarëve shqiptarë në Holandë. Ajo vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nënvizoi në mënyrë të veçantë arritjet në fushën e sundimit të ligjit.f5e4f761-d377-48bd-b3c4-d7c0ba841b97

“Holanda kërkon standarte të larta, vuri në dukje Kryetarja e Parlamentit Arib, sepse ato na çojnë përpara. Rritja e standarteve është e lidhur ngushtë edhe me interesat e Holandës për të shtuar investimet në Shqipëri. Shkëmbimet mes parlamentarëve kanë qenë intensive dhe ato do të shtohën në të ardhmen.” Në lidhje me hapjen e negociatave, Kryetarja Arib vuri në dukje se Parlamenti i Holandës pret publikimin e Raportit të Komisionit Europian si edhe të raporterëve të Komisionit parlamentar për Europën, të cilët ishin për vizitë në Shqipëri në fillim të majit. cff44bd9-d173-4166-9624-1313251129d1

Gjatë takimit me Zëvëndësministrin për Bashkëpunimin Europian në Ministrinë e Jashtme të Holandës, Thijs van der Plas, Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe z. Balla e znj. Hajdari informuan në detaje mbi arritjet e Shqipërisë në prioritetet kyçe, sidomos në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata folën për domosdoshmërinë e rrugës europianëe të Shqiërisë, rolin stabilizues dhe rolin kontribues për paqen nërajon e më gjerë.

Zyrtari i lartë vuri në dukje se “Qeveria holandeze është plotësisht e përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së, si një obligim moral, nevojë historike dhe në dobi të interesave të vetë BE-së.  Përsa i përket Shqipërisë, theksoi ai, kam parë me sytë e mi progresin e jashtëzakonshëm dhe arritjet tuaja, sidomos në reformën në drejtësi, për të cilën kontribojnë edhe ekspertët holandezë. Holanda pret publikimin e Raportit të Komisionit Europian dhe shpreson në një qëndrim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINALJA EUROPA LEAGUE/ Ylli i Arsenalit nuk udhëton dot drejt Azerbajxhanit, ja arsyeja befasuese
Previous article AVENTURA E SPALLETTIT DREJT FUNDIT/ Ja "shpëtimtari" që zgjedh Inter për Championsin

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT