Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para oficerëve të FRONTEX, ka thënë se Shqipëria ishte vendi që pak vite më parë strehoi rreth 500 mijë refugjatë lufte.
Rama tha se Shqipëria është vendi që strehoi hebrenjtë në fund të luftës, duke shënuar kështu një histori suksesi.
“Jemi të vendosur për t’u integruar në BE. Nuk jemi vend që janë dëgjuar klimtha për emigrantët. Kemi pranuar gjysmë milioni emigrantë lufte. Jemi këtu, jemi gjallë, shumë më mirë seç ishim. Jemi vendi i parë që strehoi hebrenjtë, duke e zbardhur faqen tonë të historisë, që sot na bën të ndihemi krenarë.”-tha Rama.


