• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ “A je aq i lirë, sa ta lesh kokën tënde, në dorë të shqiptarëve?”
Home
Politikë

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ “A je aq i lirë, sa ta lesh kokën tënde, në dorë të shqiptarëve?”

20 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ (Sezoni 2, Episodi 9)

“A je aq i lirë, sa ta lesh kokën tënde, në dorë të shqiptarëve?”

Nga Alfred Peza

“Këshilli i të Pestëve” ishte gati për takimin me “Mbretin” e “Fronit të Shpatave”. “Pushteti qëndron aty ku një burrë beson”,- u kishte thënë “Kryearkitekti” të vetëve, teksa morën rrugën drejt sallësh ku do të uleshin përballë Edi Ramës. Më i lumturi prej tyre, dukej “Strategu”, i cili dukej sikur ringjallej sa herë që dëgjonte trumpetat e luftës. “E njoh vdekjen. Ka shumë fytyra. Mezi pres të shoh të radhës”,- thoshte ai, me gëzimin e një fëmije që sapo i kishin blerë lodrën e jetës.
Tre të tjerët, kishin folur pothuajse gjatë gjithë kohës, me heshtjen e tyre. Kryefinancieri i “Mbretërisë shqiptare të Perëndimit”, i ishte dukur vetja i tepërt. Dy tjerët ishin “Mjeshtri i Sekreteve” dhe “Master of Whispers”, ose “Mjeshtri i Thashethemeve”. Në të “7 Mbretëritë Shqiptare në Ballkan”, numëroheshin vetëm 14 “Mjeshtra”. Nga dy për çdo “Mbret”. Kjo luftë mes “Fronmbajtësit” dhe “Sfidantëve”, nuk ishte thjeshtë një luftë ushtrish në terren. Më shumë sesa një përballje më 30 Qershor mes “Ushtrisë së Rilindjes” dhe “Ushtrisë së të Vdekurve”, mes “Kalorësve Mavi” dhe “Kalorësve të Bardhë”, ajo ishte lufta mes “Kryearkitetit” të Edi Ramës dhe “Krykëshilltarit” të palës tjetër dhe 14 “Mjeshtrave”.
Sali Berisha ishte më i qarti nga kampi tjetër, por fuqitë kishin filluar ta tradhëtonin. Edi Rama e dinte, por i kishte tërhequr vëmendjen të vetëve që të bënin kujdes: “Lufta nuk fitohet me projekt biologjik, por politik”. Sa më shumë e linin muskujt e trupit, aq më shumë fuste në punë ato të trurit. Berishës i duhej të mendonte edhe për Lulzim Bashën ndërkohë. Ndërsa për Ramush Haradinajn dhe Monika Kryemadhin, Ilir Meta. Për aq kohë sa Sali Berisha kontrollonte Ilir Metën, ia jepte edhe atij kënaqësinë, që të dukej sikur komandonte 3 nga 5 “Mbretërit sfidantë”.
Sali Berisha e dinte se “Këshilltarët” e Edi Ramës kishin bërë diferencën në luftrat për “Fronin e Shpatave”. Nëse do e kishte njërin prej “Mjetshtërve” të tij, ishte i sigurtë se luftën e fundit, nuk do ta kishte humbur. “Ai vazhdon akoma të ulet në “Fron…”. Nëse nuk gjen një mënyrë që unë ta marr mbrapsht, do gjej një “Këshilltar” të ri”,- i ishte drejtuar Berisha një ditë në nervozizëm e sipër, “Mjeshtrit të Thashethemeve”. Sapo pjestarët e “Këshillit të të Pestëve” hynë në sallën e hartave, ku po i priste i vetëm në këmbë, Edi Rama u kthye për ti përshëndetur. “Kryearkitekti” si gjithmonë përpara se të merte fjalën, nuk e pa në sy. Nuk donte që të kryqëzonte shikimet, sepse i dukej sikur do ia lexonte tekstin para kohe.
“Ai është njeriu më i zgjuar që kam takuar”,- mendoi “Kurormbajtësi”, ndërkohë që të “Pestët” zunë vend në tryezën gjigande e të rrumbullakët. Sipër saj, ishte vizatuar harta më e vjetër e “Botës shqiptare në Ballkan”, e zbuluar në arkivat e Vatikanit. Simbolika ishte shndërruar prej kohës në një mënyrë jetese brenda asaj kështjelle. Kushdo që nuk arrinte të orientohej, ishte i vepërjashtuar automatikisht për të qenë pjesë e oborrit.
“Shumë prej tyre të nënvlehtësuan. Ata që e bënë, kanë vdekur tani”,- e filloi fjalën e tij “Kryearkitekti”. Këtë radhë, jo më. Ndaj, sot i ke si asnjëherë tjetër të gjithë bashkë, përballë teje. “E di që njerëzit tanë nuk kanë qenë shokë në të shkuarën. Por tani, o duhet të luftojnë të gjithë bashkë, ose të vdesim”.
Edi Rama e kuptoi se nuk do të kishte më kurrë një mundësi të dytë, që të dëgjonte një fjalim të tillë, për herë të parë. “Përpara kemi një natë të pafundme. Sali Berisha synon që ta fshijë historinë e këtyre 30 viteve të fundit dhe ti do të mbetesh pas kësaj, i vetmi kujtim i tij. Edhe nëse do kishte tjetër, atij nuk do ti hynte në sy. Ndaj veç “Fronit” tënd, nuk kërkon të shohë asnjë shenjë tjetër, përpara se të kuptojë se kohës së tij po i vjen fundi…”
Do të duhet të marësh vendimet më të vështira që një Mbreti i është dashur të mari ndonjëherë në jetën e tij. Do ketë momente kur do krijohet ideja se “do e tradhëtosh atë që të shërben. Do tradhëtosh familjen tënde. Do tradhëtosh gjithçka që dikur ke pasur. Dhe në fund, do tia vlejë”. “Mbreti” sapo dëgjoi këto fjalë, filloi të lëvizte mbi “Fron”, aq sa maja e njërës prej shpatave, iu fut në brinjë. Kjo ishte shenja se “Kryearkitekti” ia kishte arritur qëllimit, ndaj bëri pyetjen për të cilën kishte 7 ditë që mendohej:
A do që të jesh zotëruesi i “Fronit të Shpatave” edhe pas 30 Qershorit? A do që ta fitosh mandatin e tretë? Bukur. Atëherë mëso që të ndjekësh njerëzit. Vetëm ashtu do ti udhëheqësh. Jo ata, por ëndrrat e tyre. Shqiptarët nuk kanë nevojë për asgjë. Duan vetëm të shkojnë drejt së ardhmes, duke u rikthyer tek rrënjët e së shkuarës. Ata thjeshtë duan të jenë Europianë. Ti duhet tua japësh këtë ëndërr. E duan këtë identitet të ri, sa të ardhmen e tyre. Kanë 107 vjet që luftojnë për të. Kush ua dhuron, hyn në histori si Mbreti i tyre i përjetshëm. A e bën dot? Kjo është çështja!
Poooor… Pas kësaj, ata nuk do të jenë më, të varur nga ti. Veç ti do të jesh, i varur prej tyre. Je aq i lirë sa ta lesh kokën tënde, në duart e tyre? Ky është çmimi. Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk janë gati dhe kjo është arësyeja se përse duan luftë. Nëse u zbulohet kjo, janë të vdekur. Ndaj po kërkojnë me çdo kusht e çmim, vdekjen tënde.
Ky është sekreti.

Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

E HËNË, 20 MAJ 2019
(Vijon nga 1 maj)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET TË JETË NJË VERË E "NXEHTË"/ Ja dymbëdhjetë operacionet e bujshme të merkatos
Previous article "VITET IKIN TUTJE"/ Feston ditëlindjen, Ja sa mbush Juliana Pasha (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT