• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANAIRI I KAFSHËVE SHTËPIAKE/ Koordinatori Rrahim Jata: U dyfishuan pjesëmarrësit, ja shpërblimi për fituesit
Home
Intervista

PANAIRI I KAFSHËVE SHTËPIAKE/ Koordinatori Rrahim Jata: U dyfishuan pjesëmarrësit, ja shpërblimi për fituesit

20 May, 2019 k.autor Ekskluzive, Intervista

Panairi i Kafshëve Shtëpiake, një organizim i zhvilluar ditën e djeshme nga “Green Line Albania” në bashkëpunim më Bashkinë e Tiranës, bëri bashkë një komunitet të caktuar që kanë një fokus të përbashkët: Dashurinë dhe përkujdesin ndaj kafshëve.

Kordinatori i “Green Line Albania”, i cili kishte po të njëjtin rol në organizimin e Panairit të Kafshëve Shtëpiake, Rrahim Jata, 23 vjeçari, i cili tashmë njihet për kontributin e tij në shoqërinë civile tregon më shumë për AlpeNews.al.

Rrahimi, nisur nga feedback-u i njerëzëve e konsideron organizimin si një sukses, i cili u shfaq  kryesisht në në rritjen e pjesëmarrësëve.

Ja çfarë thotë ndër të tjera Rrahimi:  Vlen për t’u theksuar që numri i pjesmarrësve të cilët janë mbajtës të kafshëve shtëpiake është dyfishuar nga viti i kaluar.

Fituesit e konkursit,  i cili u zhvillua gjatë panairit u shpërblyen me 150 Euro (vendi i parë), 100 Euro (vendi i dytë) dhe 50 Euro (vendi i tretë).

INTERVISTA E PLOTË:

Cili ishte objektivi kryesor i juaji si organizator nga Panairi dhe a mendoni se është realizuar ?

Objektivi kryesor i panairit ishte padyshim  sigurimi i një numri sa më të madh të pjesëmarrësve në panair.

Ky objektiv jo vetëm që është realizuar me sukses, por vlen për t’u theksuar që numri i pjesmarrësve të cilët janë mbajtës të kafshëve shtëpiake është dyfishuar nga viti i kaluar.

Sa të interesuar ishin qytetarët? A mund ta krahasoni me 2 vitet më përpara?

Numri më i lartë i pjesëmarrësve tregoi që qytetarët ishin shumë të interesuar për panairin e kafshëve shtëpiake. Krahasuar me dy vitet e kaluara interesi është shumë më i madh. Kjo vjen edhe si pasojë e dy viteve të kaluara pasi tashmë shumë prej pjesëmarrësve janë familjarizuar me panairin dhe tashmë na shkruajnë para se të fillojnë përgatitjet.

Cilat ishin kriteret që përcaktuan fituesin ?

Nuk ka pasur kritere të veçanta, të paktën për dy konkurset që u zhvilluan online në rrjetet sociale të Facebook & Instagram, ku fitues u shpallën dy qenushe të quajtura Shila dhe Mila të rracave Haskei dhe Pomeranian.

Ndersa përsa i përket konkursit “Qeni më i Bukur” i cili u zhvillua gjatë panairit vlersimi u bë nga një juri me 6 anëtarë të fushave të ndryshme duke përfshirë edhe veterinerë të kualifikuar.

Cili ishtë shperblimi financiar per fituesin?

Fituesit e konkursit,  i cili u zhvillua gjatë panairit u shpërblyen me 150 Euro (vendi i parë),  100 Euro (vendi i dytë) dhe 50 Euro (vendi i tretë).

Gjithashtu fituesit e konkurseve online fituan nga 50 Euro.

Të 5 fituesit e konkurseve ishin gjthashtu edhe fitues të shumë dhuratave nga bizneset pjesëmarrëse në panair, ku dhuratat ishin të një natyre si kontrolle falas, ushqim dhe trajtime të tjera nga klinikat veterinare dhe dyqanet e produkteve për kafshë.

Cili ishte momenti më pikant që do e mbani mend nga ky Panair që lamë pas ?

Momenti më pikant mbetet shpallja e fituesve pasi të gjithë ishin të përqëndruar që të zbulojnë kush ishin qenushat më të vlerësuar dhe të pëlqyer nga audienca dhe juria, por edhe demostrimi i qenëve të policisë gjatë panairit ishte një pjesë e cila  tërhoqi vëmendje.

“Panairi i kafshëve Shtëpiake” shënoi edicionin e tij të tretë, a di të vazhdojë kjo traditë në vitet në vazhdim?

Sigurisht që do të vazhdojë dhe ndoshta më shpejt në kohë. Pa dashur të themi data të sakta, besoj se panairi i rradhës do jetë  në vjeshtën e këtij viti,  por kjo mbetet për tu parë. Rëndeësi ka që qytetarët jo vetëm të marrin pjesë në Panairin e Kafshëve, por edhe te ndërgjegjsohen duke i dashur dhe duke u kujdesur më shumee për kafshëtt e tyre dhe ato të braktisura.

 

                              Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARNERET E FUTBOLLISTËVE TË JUVENTUS/ Ja si shkëlqejnë bukuroshet seksi në festën e titullit në Itali (FOTO)
Previous article "MARRËVESHJE..."/ Aleati i Bashës: Opozita mund të futet në zgjedhje

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Publikohet FOTO e viktimës, ishte duke udhëtuar me familjarët

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT