Kulla e famshme Eiffel në Paris, është evakuar nga turistët dhe është mbyllur përkohësisht pasditen e sotme. Sipas mediave të huaja, shkak është bërë një person i cili është parë të ngjitej në kullë.
Personi, i cili nuk është identifikuar ende, po ngjitej në kullë me duar, pa litarë, ndërsa arriti të shkonte deri në katin e tretë, 276 metra mbi tokën.
Ky veprim ka vënë menjëherë në lëvizje strukturat e policisë të cilët kanë bërë evakuimin e të gjithë turistëve që ndodheshin në kullë.
Hetimet kanë nisur dhe priten detaje për këtë situatë që shkaktoi frikë dhe tension tek të pranishmit, ndërsa është përjashtuar se ngjarja mudn të kishte lidhje me sulm terorist. Sipas mediave franceze, kjo nuk është hera e parë që persona të ndryshëm janë ngjitur në kullë


