• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRAMA E 25 VJEÇARES/ E reja: U ndava nga torturat, burri s’do t’ia dijë për 4 fëmijët
Home
Sociale

DRAMA E 25 VJEÇARES/ E reja: U ndava nga torturat, burri s’do t’ia dijë për 4 fëmijët

20 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një 25-vjeçare nga Tirana ka ardhur në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 për të rrëfyer dramën e jetës së saj. Pasi njohu një djalë dhe u dashurua, vendosi të martohej me të dhe të jetonin bashkë.

Një martesë që ajo e quan të detyruar për shkak të kushteve në familje me babain dhe njerkën, e cila e dhunonte. Nga kjo martesë erdhën në jetë 4 fëmijë. Teksa rrëfen për martesën, ajo thotë se ishte një tmerr i padurueshëm, bashkëshorti e dhunonte, nuk punonte madje nuk interesohej për të dhe fëmijët.

E gjendur në të tilla kushte, me 2 urdhra mbrojtje në xhep kërkoi në gjykatë divorcin. Prej 2 vitesh tashmë janë të divorcuar, ajo ka marrë kujdestarinë e fëmijëve, por ai nuk ka dhënë në asnjë moment asnjë kontribut për ta. Në shtëpi me qira dhe në kushte ku mbijetesa është e pamundur pasi nuk mundet dot as të punojë, ajo ka kërkuar të shkojë jashtë vendit e të bashkohet me familjarët e saj. Ish-burri nuk e pranon këtë gjë, madje është betuar që s’do lejojë kurrë që fëmijët e tij të jetojnë jashtë.

25-vjeçarja kërkon ndihmë, pasi nuk sheh më asnjë mundësi për të siguruar jetën e saj dhe të fëmijëve.

“Familja e burrit nuk më ka dashur se kisha vajza. E para ishte e dëshiruar, e donim shumë. Kur ngela shtatzënë me të dytën dhe linda nuk erdhi askush në spital e as me të tretën. Ndërsa në lindjen e katërt, që linda djalin u mbush spitali plot. U habit dhe doktoresha. Kur ngela shtatzënë me fëmijën e katërt, asnjë nuk donte. Atë fëmijë e kam falë motrës sime. Ajo më tha mbaje se do të ndihmoj unë për gjithçka. Më ka paguar gjithçka. Dhe borxhet në dyqan (qan). I kam jetën time borxh, çfarë ka bërë për mua motra. Për hatër të saj kam katër yjet”, rrëfeu Bora.
Ajo tregoi edhe për kërcënim e burrit të saj.

“Kisha frikë të dilja. Ai donte të bashkohej me mua por nuk mund të bashkohesha sepse më shkoi jeta tortura. Kur ika nga shtëpia, një natë pasi më torturoi më rrahu. Kam ikur dhe të nesërmen i kam marrë fëmijët se nuk mi la. Ai më ka kërcënuar dhe ndaj mora urdhër mbrojtje. Më kërkoi të bashkoheshim por unë s’mundesha kur mendoja torturat.
Gjykata ka thënë që të paguajë 120 mijë lekë për fëmijët por nuk m’i ka dhënë asnjëherë”, tha Bora, e cila edhe pse 25 vjeçe ka kaluar trauma e probleme të shumta në jetën e saj.

Ajo kërkon ndihmë për problemin e saj që të mund të lëvizë jashtë vendit dhe të punojë e mbajë fëmijët e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Wanda Nara: Ja si qëndron e vërteta…
Previous article HOROSKOPI/ E hënë 20 maj 2019: Këto shenja duhet të kërkojnë faje nëse nuk duan të mbeten vetëm

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT