• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHIKONI ILIR METËN”/ “Die Presse”: Video-skandalet nganjëherë nuk i bëjnë keq karrierës
Home
Politikë

“SHIKONI ILIR METËN”/ “Die Presse”: Video-skandalet nganjëherë nuk i bëjnë keq karrierës

20 May, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Publikimi i një video-skandali në Austri ndryshoi të gjithë rrjedhën e politikës.

Ishte fillimisht zv.kancelari, Heinz Christian Strache protagonisti i videos që dha dorëheqjen, pasi në inçizime shihet duke i ofruar kontrata qeveritare një gruaje që paraqitej si një investitore nga Rusia dhe prezantohet si mbesa e një biznesmeni të njohur rus.

Pas kësaj dha menjëherë dorëheqjen kancelari Sebastian Kurz dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo gazeta e njohur “Die Presse” i ka kushtuar një artikull këtij fenomeni.

“Si një video skandal jo gjithmonë të mbyll karrierën politike”, nis kështu artikulli, dhe në këtë rast është marrë rasti i videos Meta-Prifti.

“Një kamera kapi zëvendëskryeministrin duke bërë marrëveshjet të korruptuara.

Regjistrimet u dërguan në media, por nuk u pranuan si dëshmi”, shkruan “Die Presse”.

“Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u shpall i pafajshëm më pas nga gjykata.

Si një financues i domosdoshëm i shumicës – në mënyrë alternative për dy partitë kryesore kundërshtare në vend, ai u kthye në faktor kyç.

U bë kryetar i parlamentit dhe për më shumë se dy vjet ai është tani president i Shqipërisë.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Në klimën politike të tensionuar të shqiptarëve, video menjëherë ngjalli zemërimin e masave.

Kur demonstruesit e zemëruar të opozitës së atëhershme socialiste u përpoqën të sulmonin ndërtesën e qeverisë, katër protestues u qëlluan për vdekje.

Meta i mbijetoi stuhisë politike dhe ligjore pas tërheqjes së tij strategjike.

Mirëpo, socialistët në vitin 2013, kishin nevojë për një partner koalicioni.

Shefi i saj Edi Rama iu drejtua Metës dhe partisë së tij LSI.

Aleanca vazhdoi dhe Meta përparoi duke u zgjedhur në numrin një në shtet”, përfundon artikulli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOMINOSHE DHE LËKURË/ Vip-et zgjodhën trendet që nuk "vdesin" kurrë (FOTO)
Previous article VESHJET E RREZIKSHME/ Yjet më të zhveshur në tapetin e kuq të Kanës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT