Prej disa muajsh tashmë Floriana Garo është shkëputur drejt Zvicrës për të nisur një jetë të re pranë të fejuarit të saj, Enis. Aktualisht Floriana është në pritje të një fëmije e është shkëputur përkohësisht nga ekrani. Në një intervistë për “Bluetooth” moderatorja e njohur ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale por edhe ajo profesionale. Ajo ka rrëfyer se si ndihet tani që do të bëhet nënë, se ç’projekte e presin së shpejti dhe se kur do ta shohim nuse. Ndiqni në vijim një pjesë të intervistës.
A keni në plan ndonjë dasmë “surprizë” tani afër?
Unë dhe Enisi jemi martuar tashmë, por dasma do të jetë pas lindjes së vajzës. Do më duhet pak kohë për ta marrë veten dhe për ta planifikuar. Gjithçka në momentin e duhur.
Në fakt, këtë e kam pasur frikë, sepse unë e pëlqej shumë ushqimin dhe që tani kam shtuar në peshë mjaftueshëm. Jam me fat që jam e gjatë dhe kilogramët nuk bien shumë në sy. Megjithatë, pas lindjes, ia kam vënë kusht vetes të kujdesem për trupin edhe më shumë se më parë.
A mendoni në një të ardhme të riktheheni sërish ne ekran?
Kam nisur një tjetër kapitull dhe po e shijoj shumë. Në ekran do të rikthehem herë pas here në të ardhmen, si e ftuar nëpër emisione, por ndoshta edhe si protagoniste.
Si e morët lajmin që do të vazhdonte të transmetohej “Jo vetëm modë”, por me një moderatore tjetër?
Më surprizoi si lajm, pasi unë isha autorja e emisionit, jo vetëm moderatorja.
Si po ecën bashkëjetesa? Jetoni vetëm apo së bashku me familjen e Enisit?
Jetojmë vetëm të dy dhe jemi shumë të lumtur kështu, por në të ardhmen kemi të dy dëshirë për një familje të madhe.


