Ashtu sikurse çdo ditë tashmë është shndërruar në një traditë zgjedhje e postimit të ditës.
Sot vëmendja është në Korçë, aty ku “Festa e Mjaltit” i ka dhënë një atmosferë të veçantë qytetit.
Ashtu sikurse shprehet edhe kryebashkiaku Filo në postimin e tij në “Facebook”, i cili thekson se një aktivitet i tillë në Korçë nuk është realizuar më përpara.
Filo shton se ky është një panair me bletërritës nga trevat mbarëshqiptare, por jo vetëm.
“Festa e Mjaltit” ndër të tjera përfshiu koncertin festiv, aktivitete për fëmijë dhë shumë argëtim në zonën Këmbësore të qytetit.
POSTIMI I PLOTË:
FESTA E MJALTIT – Për herë të parë organizuam këtë festë të veçantë në Korçë.
Panair mjalti me bletërritës nga trevat mbarëshqiptare, koncert festiv, aktivitete për fëmijë dhe shumë argëtim në Zonën Këmbësore të qytetit
















