• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NIS EDICIONI I FESTIVALIT TË RESË/ Tirana kthehet në kryeqendrën e artit modern
Home
Kulturë

NIS EDICIONI I FESTIVALIT TË RESË/ Tirana kthehet në kryeqendrën e artit modern

19 May, 2019 enxhi.autor Kulturë

Për të tretin edicion radhazi, nisi dje Festivali i Resë, “Cloud Fest”, ku për 15 ditë me radhë, 214 artistë nga 18 shtete të botës, do t’i dhurojnë publikut kryeqytetas një performancë ndryshe në muzikë, balet etj, duke krijuar një atmosferë fantastike.

Në nisje të festivalit, përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se Festivali i Resë ia ka dalë që të bëjë një ndërthurje të asaj që është Tirana sot.

“Janë shumë ata që na kanë dhënë një dorë, rreth 18 organizata, agjenci, ambasada, grupe të ndryshme nga gjithë bota, ndaj jemi munduar që të bëjmë një gërshetë me performanca, e një fije nga ky gërshet janë thesaret si Agim Molla, si sazet, si ahengu i Tiranës, e shumë thesare prej trevave tona. Të dielën kemi performancën nga Japonia, më pas nga shumë shtete të tjera. Prandaj, jemi munduar të bëjmë një ndërthurje të asaj që është Tirana sot. 18 herë, në të 18 gjuhët tuaja, ju falenderoj që keni pranuar të jeni pjesë e këtij gërsheti dhe jam mirënjohës sepse “Reja” u kthye nga një tufë shufrash hekuri, në një institucion”, tha Veliaj.

Instalacioni i Resë është ideuar nga artisti i mirënjohur japonez Sou Fuxhimoto, ku nga vendosja e saj pranë Galerisë së Arteve ia arriti që të shndërrohet në një mjedis kulturor, me aktivitete të shumta për publikun. Veliaj tha se ky instalacion ka krijuar reputacionin e tij kudo në botë dhe ka marrë një dimension edhe më të madh se veprat e arkitektit të njohur japonez.

Ai ftoi publikun e Tiranës që të ndjekë programin e pasur artistik që do të ofrohet në këtë skenë moderne në natyrë. “Stresohemi e dramatizojmë kot, shumë zhurmë për asgjë, ndërkohë që harrojmë se ka kaq shumë arsye për të qenë të gëzuar dhe për të qenë bashkë. Deri në datën 30, do ketë gjithmonë diçka te ‘Reja’”, tha Veliaj.

Përgjatë ditëve dhe netëve të festivalit, artistët më të mirë vendas dhe të huaj do të sjellin tek Reja ndërthurjen më të mirë midis dy ekstremeve të kulturës (artit, muzikës, dancit dhe ndërthurjeve të tyre) të kulturës bashkëkohore. REJA dhe lulishtja e saj do të jenë hapësirat e teatrit fizik, instalacioneve audio-vizuale, bashkëbisedimeve me artistë, lojërave piknike e after-party, performanca të artit dhe dancit bashkëkohor, muzikë dhe kërcim, paradë me Led, rituale, tambure japoneze, kërcim egjiptian, ëorkshope, leksione spirituale, kërcim TAP dhe Irlandez, performanca letrare, trajnime 8-ditore për artin e performancës, leksione në universitete për menaxhim të karrierës artistike si artist i pavarur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Kur Basha e Kryemadhi zbulojnë dramën e tyre në Londër e Washington!
Previous article PAS 493 PREZENCA DHE 134 GOLA/ Lamtumirë mes lotësh e kapitenit të klubit italian (VIDEO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT