• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ PD-LSI dorëzojnë emrat për KZAZ-të. Çfarë roli do të kenë
Home
Politikë

ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ PD-LSI dorëzojnë emrat për KZAZ-të. Çfarë roli do të kenë

19 May, 2019 F.autor Politikë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me anëtarët e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Votimi-KQZ-manadatet

 

Edhe pse nuk janë regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, dy partitë më të mëdha në opozitë, duke pretenduar për shkelje të rënda me procesin zgjedhor kanë vendosur të regjistrojnë anëtarët e tyre në çdo KZAZ.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso, dhe përfaqësuesi i LSI-së depozituan në KQZ emrat e tyre dhe do të jetë vendimi që KQZ do të marrë që do të zyrtarizojë këtë kërkesë të opozitës. Kaso ka paralajmëruar çdo anëtar të KZAZ-ve se do të japin llogari ligjore për çdo veprim të kundërligjshëm që po kryejnë.

“Anëtarët tanë do të dokumentojnë në çdo Komision Zonal manipulimin e dokumentacionit apo tentativat për regjistrimin e kandidatëve në kundërshtim me ligjin.

PD paralajmëron sot çdo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo KZAZ-ve se do të mbajnë përgjegjësi penale për shpërdorim detyre për çdo shkelje të ligjit, për çdo regjistrim kandidatësh në kundërshtim me ligjin dhe me dokumente të falsifikuara”, tha Kaso.

Partitë e opozitës, përmes drejtuesve të tyre politikë, janë shprehur se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Marrja e drejtimit të gjysmës së Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga opozita dhe realizimi i një skenari të mundshëm për tërheqjen e tyre gjatë ditës së zgjedhjeve mund ta vendosë në pikëpyetje të gjithë procesin në 30 qershor.

Ndërkohë, që në diskutim mund të jetë edhe arritja e një marrëveshjeje të mundshme mes palëve, kur edhe zërat ndërkombëtarë që kërkojnë dialog janë shtuar. Në rast të një skenari të tillë, me dërgimin e anëtarëve të saj në të gjitha KZAZ-të, opozita po përgatitet për të qenë në një proces, faktor i plotë dhe jo spektator i minutës së fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKOJMË TË MARRIM TITULLIN"/ Postimi i SUPER modeles "TËRBON" tifozët e Dortmund
Previous article "LOS BLANCOS" MBYLL SEZONIN KATASTROFË/ Betis "SHKATËRRON" Realin në "Bernabeu"

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT