Forumi Rinor i Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit po zhvillon një protestë përballë ambjenteve të “AKU”-së, ka për qëllim një lloj sensibilizimi dhe ngritjen e pakënaqësive ndaj ushqimeve të pakontrolluara që qarkullojnë në tregjet shqiptare duke filluar nga perimet me pesticide e deri tek produktet e tjera të mishit të pakontrolluara.
Të rinjtë madje kanë marrë iniciativën të kryejnë disa analiza për të treguar hormonet që përmbajnë dhe shkallën e rrezikshmërisë që paraqesin këto produkte për konsumatorët.
Duke protestuar me pankarta në duar që shkruajnë: ” AKU zgjohu” , “Domatet si vipat e bllokut” dhe postera të tjerë, të rinjtë e FRPD-së kanë goditur me domate godinën e AKU-së.


