• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
19 VITE ME TË ZEZA/ Vajza i kërkon nënës që t’i shtojë ngjyra jetës së saj (FOTO)
Home
Sociale

19 VITE ME TË ZEZA/ Vajza i kërkon nënës që t’i shtojë ngjyra jetës së saj (FOTO)

19 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Historia e dytë që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë mbrëmje ishte ajo e Izaurës dhe nënës së saj Lumes, të cilën jeta e kishte vendosur përballë shumë sfidave. Lumja ishte njohur në moshë të re me Qamilin me të cilin kishte vendosur që të martohej, por asnjëra nga familjet e tyre nuk e kishte pranuar këtë lidhje. Pak kohë pas martesës nëna e Qamilit i kishte kërkuar të birit që të dilte nga shtëpia.

Të mbetur të vetëm dhe pa mbështetjen e askujt, Lumja dhe Qamili kishin punuar dhe kishin ndërtuar shtëpinë e tyre. Sikur të gjitha këto peripeci të mos mjaftonin disa vite më vonë bashkëshorti i Lumes kishte pësuar një paralizë. Lumja ishte kujdesur për Qamilin dhe për fëmijët e tyre duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e shtëpisë. Fatkeqësisht Qamili ishte ndarë nga jeta dhe që nga ajo kohë e deri më sot, Lumja ishte veshur me rroba të zeza.

Izaura i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar nënës që të hiqte të zezat dhe se nuk duhej të ndikohej nga opinioni i njerëzve. “Mami besoj se e di se përse je këtu. Dua të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për ne, por dua të të them lëre opinionin sepse kanë kaluar shumë vite dhe dua që të heqësh rrobat e zeza. Ti je nënë heroinë dhe për ty ne do bëjmë gjithçka!”,- ishte mesazhi i Izaurës për Lumen.

Pas bisedës që Lumja zhvilloi me moderatoren, Arbana Osmani i premtoi Izaurës se në veshjen e saj nga sot do të kishte më shumë ngjyra dhe se do të përpiqej të ishte e lumtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDEN MEDIAT SERBE/ Jonida Maliqi na provokoi me simbolin e... (FOTO)
Previous article 30 QERSHORI/ Kërcënohet dhe tërhiqet nga gara kandidati i “Bindjes Demokratike” për Skraparin

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT