• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA/ Cakaj takon Sekretarin e KiE: Shqipëria, reforma të thella
Home
Politikë

VIZITA/ Cakaj takon Sekretarin e KiE: Shqipëria, reforma të thella

18 May, 2019 F.autor Politikë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Thorbjorn Jagland, në ministerialin e Këshillit të Evropës.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se për forcimin e karakterit pan-Evropian të kësaj organizate, për tejkalimin e problematikave institucionale, politike dhe financiare, nevojitet kontributi i përbashkët i të gjitha vendeve anëtare.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj i bëri me dije Sekretarit të Përgjithshëm të KiE përfshirjen e Shqipërisë në reforma të brendshme të thella e të rëndësishme në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, për çka ka pasur edhe ndihmën dhe mbështetjen e Këshillit të Evropës.

Gjithashtu Ministri në detyrë Cakaj e informoi mbi punën që po bëhet nga qeveria shqiptare për realizimin e disa objektivave dhe prioriteteve të politikës së jashtme siç janë integrimi evropian, kryesia e OSBE-së 2020 dhe marrja e një vendi jo permanent në Këshillin e Sigurimit.

Duke iu referuar kontributit që Këshilli i Evropës jep në rajonin e Ballkanit, ku Sekretari i Përgjithshëm Jagland ka pasur një rol të veçantë, Ministri në detyrë Gent Cakaj i bëri me dije bashkëbiseduesit të tij se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë i shërben mbrojtjes së vlerave të organizatës, zhvillimit të standardeve lidhur me të drejtat themelore dhe përbën një vlerë të shtuar për organizatën në terësi.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Jagland, mbyll mandatin e tij të dytë në vjeshtën e këtij viti, për çka Ministri në detyrë Cakaj e falënderoi për kontributin e dhënë në drejtimin e organizatës dhe tejkalimin e problematikave dhe sfidave me të cilat ajo përballet nëpërmjet politikave reformuese.

Sekretari i Përgjithshëm e falënderoi Ministrin në detyrë Cakaj për rolin pozitiv që vendi ynë ka luajtur, vlerësimet mbi raportin e tij rreth sfidave të ardhshme të Këshillit si dhe e përgëzoi për reformat e ndërmarra nga vendi ynë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO PËRFAQËSOJË EMIGRANTËT/ Kush është shqiptarja që kandidon për këshilltare në Gjermani
Previous article ITALIA E KËRKONTE PËR VRASJE/ Kush është “I FORTI” i Peqinit që i theu "NOFULLËN" policit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT