Të gjithë ndërkombëtarët reaguan ashpër njëzëri, kundër dhunës së opozitës ndaj institucioneve të shtetit dhe punonjësve të policisë në protesta.
Në kohën që këto thirrje erdhën njëra pas tjetrës, presidenti Ilir Meta vendosi t’i shkojë për vizitë në spital Sait Dollapit, pas incidentit të ndodhur në protestën e 11 majit.
Vizita e Metës në spital për Sait Dollapin ishte lajmi i pare në të gjitha mediat kjo pasi asnjëherë Meta nuk kishte vizituar një qytetar të lënduar nga protesta. Thene kjo duke permendur faktin se as policët e lënduar nuk i vizitoi.
Por ajo që e lidhte Metën me Sait Dollapin ishte ishte miqësia mes tyre pasi, ose raporti midis ministrit dhe drejtorit. Ilir Meta ka qene ish shefi i Sahit Dollapit i cili në këtë periudhe ishte në krye të ÇEZ.
Pika që i bashkon Ilir Metën me Sait Dollapin:
1. Meta gjatë akuzave për korrupsionin në ÇEZ faturën ia la Sait Dollapit si i dërguari Berishës, pas prishjes së marrëdhënieve në 2015 kur plasi skandali.
2. Skandali i ÇEZ, duket se e ka “frikësuar” Metën dhe ky i fundit vajti ti shtrijë dhe njëherë dorën Sait Dollapit, duke i ofruar mbështetjen e tij këtë radhë si President.
3. Presidenti duhet të mbulonte shoqërinë “Balili”, e cila ishte pjesë e sigurisë së ÇEZ. Më pas ajo u kthye në kontribuesen kryesore të LSI-s në fushata.
Përgatiti: AlpeNews.al


