• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TURP TË KESH”/ Ambasadori i OSBE reagon për herë të parë: Politikanët shqiptarë, me armiq populli…
Home
Politikë

“TURP TË KESH”/ Ambasadori i OSBE reagon për herë të parë: Politikanët shqiptarë, me armiq populli…

17 May, 2019 F.autor Politikë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka reaguar për herë të parë pas incidentit që ndodhi në hyrjen e pallatit të tij, më 11 maj, ku disa të rinj të partive politike shkruan: Borchardt, turp për ju.

I ftuar në konferencën ndërkombëtare shkencore me temë “Fytyra e ‘armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990”, ambasadori është ndalur tek politikanët shqiptarë.

Megjithëse indirekt, Borchard tha se nga diktatura e deri më sot, politika shqiptare përpiqet të gjejë “armiq populli”.

Pjesë nga fjala e Borchardt:

Në dramë dhe në histori – koncepti i armikut të popullit është një nga shtyllat qendrore të të menduarit totalitar, ku faktet nuk lidhen më me teorinë, e cila për ithtarët dhe ata që nuk vënë në punë mendjen, qëndron mbi faktet. Në një situatë të tillë, vjen një pikë kur nuk flitet më për të vënë në pikëpyetje dhe për të vërtetuar apo hedhur poshtë teorinë, por për të besuar në të me zell thuajse fetar. Në rrethana të tilla, e vërteta dhe debati zhduken nga terreni intelektual dhe zëvendësohen nga sloganet dhe pushteti.
Ne nuk i kemi lënë pas njëherë e mirë këto rreziqe totalitare: një tabloid britanik i quante “armiq të popullit” gjyqtarët që morën vendim për kufizimin e pushtetit ekzekutiv të qeverisë në kontekstin e Brexit-it; ose sillni ndër mend të ashtuquajturat “media që japin lajme të rreme” të etiketuara si “armike të popullit”.
Po në Shqipëri – sa të gjata janë hijet e së kaluarës totalitare këtu? Sa më shumë nxehet debati, aq më shumë dëgjojmë anatemime në grup të atyre që mendojnë ndryshe. Nuk dëgjojmë argumente kundër pikëpamjeve të tyre. Flitet dhe shkruhet për të zhbërë karaktere – dhe jo për fakte apo argumente logjike kundër qëndrimit që ata përfaqësojnë. Refuzohet dialogu me kundërshtarin politik. Sulmohen ata që përpiqen të vendosin faktet kundër mitit.
Mjerisht, e dëgjoj tepër shpesh këtë diskurs diktatorial nga tepër politikanë të spektrit politik shqiptar, që nga rënia e regjimit komunist deri në ditët e sotme. Pra, hijet janë të gjata. Tepër aktorë politikë kryesorë, herët a vonë, përfundojnë duke akuzuar njëri-tjetrin me metaforat dhe retorikën karakteristike për mënyrën sesi metoda e “armikut të popullit” e kupton politikën dhe jetën publike. Kjo vazhdon ta dëmtojë shoqërinë edhe sot, shumë kohë pasi regjimi politik diktatorial vrastar ka dhënë shpirt, përmes mbajtjes gjallë të perceptimit se një person i vetëm mishëron kombin dhe ka pushtetin të përcaktojë dhe ndëshkojë armiqtë në emër të një nocioni të fabrikuar të moralit, që gjoja rrjedh nga masat.
Por ka edhe mendimtarë që mendojnë ndryshe. Përmenda Rusonë. Karl Popper ka identifikuar një aradhë filozofësh të cilët kanë mbështetur me mendimet e tyre politikat totalitare kundër shoqërive të hapura. Ai formuloi një alternativë të fuqishme kundër idesë së “vullnetit të përgjithshëm” si formë legjitimi për pushtetin. Ai na mësoi se pyetja “kush duhet të qeverisë” është e gabuar. Kjo pyetje ka çuar në diktaturat mizore të shumicave, në “vullnetin e përgjithshëm” të mishëruar në një udhëheqës të vetëm, ose në “vullnetin e proletariatit” të mishëruar në partinë komuniste, apo në vullnetin për të shfarosur popullsinë hebraike të mishëruar te Fyhreri.
Pyetja që Popper ofron si alternativë është: Si të kontrollojmë përdorimin e pushtetit, si të pengojmë abuzimin e pushtetit? Zgjedhjet e rregullta me pjesëmarrje të gjerë, institucionet e pavarura, shteti ligjor i pakorruptuar, shoqëritë e hapura, ku qytetarët kanë të drejtën e informimit, në mënyrë që të kontrollojnë pushtetin dhe të marrin vendimet duke pasur në dorë faktet – janë përgjigjet e tij thelbësore.
Shqipëria ka ende mjaft rrugë për të bërë përpara se të arrijë në këtë stad ideal. Siç e kemi parë, rruga është e mbushur me sfida, madje edhe në demokracitë shekullore.
Ne, si Prezencë e OSBE-së, je

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË DHËNAT E 4 VITEVE TREGIJNË SE..."/ Manastirliu: Mbi 1 milion qytetarë kryen kontrollin mjekësor bazë
Previous article "KUSHTON 7 MIJË EURO"/ Nga platini tek DIAMANTET, çfarë ofron teknologjia LUKS e telefonit "Vertu" të Kujtim Gjuzit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT