Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga qyteti i Korçës ka paralajmëruar opozitën dhe politikët që sipas tij duan të tentojnë të pengojnë zgjedhjet e 30 qershorit.
Për Lleshajn kushdo që sipas tij del nga “binarët e arsyes” do të përballen me ndëshkimin e ashpër të ligjit.
Gjatë një takimi me drejtuesit vendorë të qarkut, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe autoritetet lokale, Sandër Lleshaj ka thënë se: “Kushdo që del nga binarët e arsyes dhe thjesht mendon që mund të cenojë të drejtën legjitimë dhe sovrane të qytetarëve shqiptarë për të votuar, të jetë nën kujdesin ligjor të Policisë, në mënyrë që asgjë të mos ngelet i paditur, e paevidentuar dhe e pandëshkuar në ato raste që ndëshkimi do të jetë i merituar.
Besoj se do të jetë pak ose aspak, por dhe sikur një rast i vetëm që dikush guxon të sabotojë ngjarjen më të rëndësishme, në momentin më të rëndësishëm të vendimmarrjes së popullit shqiptar që është votimi, do të japë llogari përballë ligjit”.


