• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I ZHYTUR NË AFERËN E ÇEZ/ Romeo Kara zbardh të fshehtat: Ja pse Meta u rreshtua krah Sahit Dollapit
Home
Politikë

PRESIDENTI I ZHYTUR NË AFERËN E ÇEZ/ Romeo Kara zbardh të fshehtat: Ja pse Meta u rreshtua krah Sahit Dollapit

17 May, 2019 F.autor Politikë

sh-juristi i OSHE, Romeo Kara, personi që ka zbardhur skandalet që kanë ndodhur me CEZ, ka hedhur dritë mbi ngjarjet e ditëve të fundit. Gjatë protestës së opozitës të shtunën, u shoqërua në komisariat Sekretari Organizativ i PD, Sahit Dollapi. Gjatë ndalimit policia përdori dhunë dhe ai u dëmtua për shkak të rrëzimit në rrugë. Por një ndër zërat që u solidarizua hapur me të dhe që nuk përmendi fare dhunën ndaj policëve, ishte Ilir Meta. Presidenti e mori në mbrojtje disa herë Dollapin, ku dënoi dhunën dhe i shkoi në spital. Gazeta ju drejtua juristit Romeo Kara, për të hedhur më shumë dritë mbi lidhjet e Metës me Sahit Dollapin, pasi ky i fundit ka qenë drejtor i CEZ. Juristi Kara, tregon për gazetën se si Meta dikur e sulmonte Dollapin, ndërsa tani janë bërë bashkë për shkak se sipas tij, të dy janë shyqyr në skandale gjatë funksionimit të CEZ. “Mesa unë di dhe mbaj mend, Meta u përfol në qershor 2015, pas një parashtrimi që ne dorëzuam në Arbitrazhin e Vjenës, si një ish-kryeministër i korruptuar dhe i përfshirë në aferën e “debt collection” të DIA-s. Meta, duke ditur se avokatët gjermanë u pajtuan nga Sahit Dollapi, ia faturoi Sahitit këtë sulm, për llogari të Berishës. Në fakt, e vërteta ishte ndryshe. Emri i Metës doli fillimisht nga dëshmia e ish kryetarit të parë të LRI-së dhe vëllait të këshilltarit të Berishes, Elvis Mataj”, tha ai.

Skandalet e CEZ

Juristi ka thënë më tej se në CEZ kanë ndodhur aq shumë skandale, sa është e pamundur që Dollapi të mos ketë informacione dhe për lëvizjet e Metës, i cili mbante postin e ministrit të Energjisë në atë kohë. Kara ka deklaruar se shumë miq të Metës kanë përfituar miliona dollarë nga CEZ. “Unë nuk e di saktë se çfarë di Dollapi për Metën, pasi në CEZ kishte shume ndërthurje interesash, ku pasqyroheshin influencat e “burrave të shtetit” të cilët kishin deleguar njerëzit e tyre aty. CEZ-i kërkonte shërbime outsourcing me çmime të kripura dhe gjithmonë gjendeshin të gatshme kompani të drejtuara nga kukaleshët e Metës dhe Berishës. Një nga këto ishte dhe DIA e Ismailajt. Pjesë e ecurisë së CEZ-it ishte dhe shoqëria e Balilajt, e përfolur mjaftueshëm këto vite për afërsi me Metën. Përgjithësisht shërbime të tilla jepeshin vetëm për qoka. Në vitin 2012 janë ofruar tetë kompani të tjera pas DIA për “debt collection”, që kanë përfituar 19 milionë dollarë, por askush nuk ka dëshirë dhe mendere të merret me këtë punë. Janë përfshirë aty disa oligarkë, nga këta që komandojnë çdo qeveri, përfshirë edhe miq të Metës. Pra, sigurisht që Dollapi ka material për Metën, por që nuk mund ta përdorë kaq lirshëm sepse do t’i duhet të përballet edhe vete ligjërisht pastaj”, ka thënë ai.

Shkeljet e Dollapit

Juristi Romeo Kara, ka treguar se dhe vetë Sahit Dollapi ka kryer shkelje. Sipas tij, paligjshmëritë që kanë ndodhur në CEZ, i kanë bërë tani bashkë Metën dhe Dollapin. “Dollapi është caktuar administrator i përkohshëm i CEZ-it me vendim të ERE-s, në janar 2013, pasi ERE pezulloi dy licencat operatore të CEZ-it. Ai tejkaloi kompetencat e tij, si administrator i përkohshëm, duke futur duart tek investimet etj., dhe na vuri në një pozitë shumë të vështirë në Arbitrazh. Veprimet e tij, i dhanë argument palës çeke për ta konsideruar veprimin e qeverisë shqiptare si shpronësim de facto. Me urdhër nga lart ose jo, ato ishin veprime të papërgjegjshme dhe me pasoja. Nuk mund të ketë administratorë të mirë, kur shkel kompetencat. Pra, mendoj se paligjshmëria i lidh jo pak personat për të cilët më pyete”, tha ai.

Pasuria e zyrtarëve

Kara Ka zbuluar dhe se si ata që kanë punuar në CEZ, janë sot milionerë. “Te mësosh të vërtetat e CEZ-it, duhet te instalosh aty një njësi të tërë prokurorësh dhe hetuesish, për një kohë relativisht të gjatë. Është e shpifur dhe e neveritshme kur sheh se të gjithë drejtorët e CEZ-it, përfundojnë në politikën e lartë: Dritan Prifti, Andis Harasani, Gjergj Bojaxhi, Sahit Dollapi etj., dhe bëjnë opozitë për një qeverisje më të mirë. Tek emrat që përmenda, nuk mungon pasuria tërësisht e pajustifikuar, pra e rruar mirë nga CEZ-i, por që na serviret si e ardhur biznesi, burse, apo off-shore. Një nga këta emra, vetëm një palë butona për këmishën i ka blerë në Boston për shumën 10 mijë dollarë, ose me mire gruaja e tij për të. Po në Boston, kishte blerë një BMË X6 vetëm për ta përdorur kur të ishte aty me pushime. Prokuroria nuk pranon të bëjë punën e saj, por një ditë do investigohet edhe financimi i çadrës së Bulevardit. Ka shume mundësi që ajo çadër mostër të jetë financuar me paratë e vjedhura te CEZ-it. Ironia është se ajo çadër mund të jetë ngritur me paret e CEZ-it për të goditur komisionin hetimor parlamentar të CEZ-it”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOKIMI I ZGJEDHJEVE/ Sandër Lleshaj mesazh të fortë opozitës: Kushdo që del nga binarët e arsyes do japë llogari para…
Previous article “JEMI NJË ÇIFT BARBIE”/ Bashkëshortja e Maxi Lopez në super formë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT