• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Vlerësimi i Moody’s: Shqipëria progres të dukshëm në forcimin e institucioneve
Home
Ekonomi

Vlerësimi i Moody’s: Shqipëria progres të dukshëm në forcimin e institucioneve

16 December, 2017 Redaktor2 Ekonomi

Borxhi i Shqipërisë mbetet i qëndrueshëm në nivelin B+ sipas rankimit që i ka bërë agjencia prestigjoze ndërkombëtare Moody’s. Moody’s thotë se është bërë progres i dukshëm në reformat strukturore, ndërsa shprehet se vijimi i dy reformave kyçe, asaj në administratë dhe drejtësi do t’i hapë rrugë qeverisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Është bërë progres i dukshëm për forcimin e cilësisë së institucioneve dhe progresi për reformën në fushën e gjyqësorit ka përmirësuar prespektivën për hapjen e negociatëve të pranimit në Bashkimin Europian”.

Por sërish, agjencia vlerëson disa sfida për ekonominë shqiptare. Ajo thotë se borxhi sërish është i lartë, edhe pse vitet e fundit ka ndjekur trajktore rënëse.

“Buxheti i vitit 2018 programon futjen edhe njëherë në tregjet ndërkombëtare për të financuar pjesërisht kredinë që ka marrë përmes emetimit të eurobondit. Kjo do të varet nga kapacitetet përthithëse të ekonomisë vendase dhe koston e borxhit në tregjet e huaja”.

Moody’s vlerëson se forca e insitucioneve në Shqipëri sërish mbetet e “moderuar” duke dhënë një vlerësim negativ(-) për këtë pikë.

“Shqipëria është e vonuar në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës së korrupsionit lidhur me shtetet që aspirojnë hyrjen në Bashkimin Europian, edhe pse në këto fusha është bërë progres që pas marrjes së statusit të kandidatit”.

Për vitin e ardhshëm agjencia pret që rritja ekonomike të jetë 3.9%, 0.2% më lart se parashikmet e FMN –së dhe më e ulët se vlerësimi i qeverisë shqiptare për një rritje në nivelet 4.1%.

RRITJA EKONOMIKE PËR VITIN 2018

Qeveria:         4.1%

FMN:             3.7%

Moody’s:       3.9%

Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Ronaldo shënon golin e dytë përballë Gremios, arbitri 'befason' me vendimin e tij
Previous article Premtimet që çdo femër e fortë i ka bërë vetes…

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT