• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATËR TË ARRESTUAR ME MAKINA BLIND/ Trejsi Sejdini në banesën e të fejuarit me “Glock” dhe 48 plumba
Home
Aktualitet
Kronikë

KATËR TË ARRESTUAR ME MAKINA BLIND/ Trejsi Sejdini në banesën e të fejuarit me “Glock” dhe 48 plumba

16 May, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një pistoletë tip “Glock”, 68 plumba luftarakë dhe një sasi e vogël hashashi, nuk kanë qenë të mjaftueshme për të lënë në burg katër personat e arrestuar në 8 prill 2019 në kompleksin “Halili” në Tiranë.

Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj, janë lënë nga gjykata e Tiranës me masën e “arrestit në shtëpie”, ndërkohë që prokurorja e çështjes vetëm për njërin prej tyre, Oltian Logën kishte kërkuar “arrest në burg”, ndërsa për tre të tjerët ka kërkuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj dhe Dritan Agaj u arrestuan nga grupi i Operacionales, falë një ndërhyrje të policisë, në një apartament, pasi në rrugë operative ishte marrë informacioni se aty kishte persona të armatosur. Por teksa policia ka shkuar brenda në apartament, njëri nga katër personat mendohet se ka hedhur pistoletën tip “Glock” nga ballkoni në çatinë e shtëpisë së një banori që rezultoi të mos kishte lidhje me ngjarjen.

Në ditën e ndërhyrjes, pra në 8 prill 2019, policia nuk ka mundur të sekuestrojë armën, por ka sekuestruar 68 fishekë luftarakë në një sirtar në banesë dhe shumë plumba në ballkonin e një subjekti privat. Ndërkohë janë arrestuar Leonard Duka, Oltjan Loga, Elvis Gaçaj, Dritan Agaj dhe bashkë me ta, në policinë e Tiranës është shoqëruar dhe ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini. Kjo e fundit pasi ka dhënë shpjegime është lënë e lirë, ndërkohë ndaj katër të arrestuarve është kërkuar mbajtja në qeli. Kjo për shkak, jo vetëm të gjetjes të fishekëve luftarakë, drogës por edhe se një ditë më pas, në 9 prill 2019 është gjetur në çatinë e një banese private një pistoletë “Glock” që dyshohet se i përkiste të arrestuarve.

Pikërisht kjo pistoletë është konstatuar nga një banor i rrugës “4 dëshmorët” i cili është paraqitur në policinë e Tiranës dhe ka dëshmuar se:“…më datën 9 prill 2019 rreth orës 09:00 kam konstatuar se tavani i dhomës ishte i lagur dhe pikonte shumë nga shiu që binte jashtë. Kam dalë jashtë dhe kam parë mbi tjegullat e çatisë se gjendej një pistoletë me ngjyrë të zezë dhe tjegulla të thyera pranë saj, pikërisht në vendin ku pikonte çatia. Meqënëse, një ditë më parë kisha dëgjuar lajmet se policia kishte arrestuar disa persona që kishin qenë në një apartament në kompleksin “Halili”, i cili gjendej pranë banesës time, kam njoftuar policinë në lidhje me armën e gjetur…”.

Veç armëve policia ka sekuestruar dhe dy BMW me targa ruse dhe një automjet tip “Benz”. Në lidhje me këtë ngjarje është pyetur si person që ka dijeni për situatën penale ish-miss Univers Albania 2018 Trejsi Sejdini e cila është e dashura e Leonard Duka dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë, u gjet në banesën e tij.

Sejdini ka shpjeguar veprimet e saj gjatë asaj dite dhe faktin që ka folur në telefon me Leonard Dukën, të cilin e njihte prej dy vitesh, pasi ishte i fejuari i saj. Kur ka shkuar në banesën e tij ka parë se aty ishin tre persona bashkë me Leonardin. Derën ia ka hapur Leonardi, ndërsa personat e tjerë ishin në kuzhinë duke biseduar. Sapo ka hyrë në banesë ka shkuar për të fjetur në dhomë me Leonardin, pasi ishte e lodhur. Në mëngjes, rreth orës 08:00 ka qenë në gjumë, nuk e ka ndjerë Leonardin, kur është ngritur, por ai i ka thënë të ngrihej se kishte ardhur policia për kontroll. Ajo ka thënë se nuk kishte dijeni në lidhje me fishekët e gjetur në banesën e Leonardit dhe armën e zjarrit të gjetur jashtë pallatit, si dhe sendet e tjera. Për 14 fishekët e gjetur në sirtar, thotë se nuk ka pasur dijeni dhe vetë Leonard Duka, i cili ishte personi që kishte marrë me qira shtëpinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROVISION 2019/ Jonida Maliqi rrënqeth publikun, del VIDEO
Previous article GABIMI TRASHANIK I GRIEZMANN/ Publikon pozën e shokut të ri të skuadrës dhe më pas... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

NDODH NË BRITANI/ E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës Aktualitet

NDODH NË BRITANI/ E dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT