Kryeministri Rama, i ftuar mbremjen e sotme në “Opinion” përballe gazetarëve foli mbi shkrimin e gazetës “BILD”.
Kryeministri u shpreh se shkrimi mbante autorësinë e ish ministrit Manjani dhe gazetarit Basri Çollaku.
“Unë nuk kam me Bild-in asgjë. Këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Bastref Collaku. Këta janë furnizuesit dhe autorë të këtij teksti.
“Bild” është bazuar në këto burime dhe shqiptarët e dijnë se çfarë përfaqësojnë: Njëri i “Tv shijakut” tjetri i “filxhan partisë”.
Kurrë, kurrë, kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe të cilat kanë marrë përsipër ti pastrojnë ata që janë shkaku kryesor i këtij pisllëku në Shqipëri dhe nuk kam asnjë problem të ballafaqohem”, u shpreh Rama.
/AlpeNews.al


