Monika Kryemadhi ka dhënë pasditen e sotme një intervistë për “Zerin e Amerikës”.
Duket se kryetarja e LSI është zënë disi “ngushtë” kur gazetarja e ka pyetur nëse ka dijeni se Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga SHBA.
“Nuk kam dijeni dhe nuk mendoj se Petrit Vasilit i është refuzuar viza. Ama, duart në zjarr nuk i vë as për bashkëshortin tim”, u shpreh Kryemadhi.
/AlpeNews.al


